Vende të lira pune
KONKURS
KONKURS
Për plotësimin e pozitës:
1.Pozita:                           Zyrtar për transport ( shofer / asistent teknik)
Referenca:	      DSHT-01/11-16
Koeficienti:	       E-6
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:          1(një)
Mbikëqyrësi:	Koordinatori i njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të njësisë, shoferi është përgjegjës për:
•	Drejtimin e automjeteve të Kuvendit,
•	shpërndarjen dhe mbledhjen e postës, të  dokumenteve dhe të sendeve të tjera,
•	pritjen e zyrtarëve/personelit të Kuvendit në aeroport, lehtëson formalitetet e udhëtimeve,
•	mirëmbajtjen e automjeteve me të cilat është i ngarkuar apo për momentin e vozitë, kontrollon vajin, ujin, akumulatorin, frenat, gomat etj. Kryen riparime të vogla, merr masa për riparime të tjera dhe kujdeset që automjeti të mbahet i pastër,
•	regjistrimin e udhëtimeve, kilometrazhit ditor, shpenzimeve te karburantit, si dhe gjatë marrjes së derivateve të shënojë kilometrat e automjetit në pompë,
•	ndërmarrjen e masave të nevojshme në pajtim  me rregullat përkatëse në rastet e involvimit në aksident, 
•	kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimet dhe përvoja:
•	Shkolla e mesme ose përvoja e barasvlershme e punës, patentë shoferi i kategorisë B dhe C, kategoria D është përparësi,
•	Njohja e rregullave të komunikacionit, të jetë në gjendje të bëjë riparime të vogla, të ketë sjellje të mira,
•	Së paku 3 vjet përvojë pune si shofer.
Shkathtësitë:
-	Shkathtësi për komunikim në gjuhët zyrtare,
-	Aftësi organizative në lëmin e transportit dhe njohuri praktike për riparime të vogla automekanike,
-	njohuri të punës me kompjuter,
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. 
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10493 dhe 038 200 10494. 
Afati për konkurrim është prej 17.11.2016, deri më  01.12.2016,  në orën  16:00.
