Vende të lira pune
K O N K U R S Për zgjedhjen e 1 ( një ) anëtari të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga radha e komunitetit serb
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (Këshilli) është organ i pavarur që i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i cili vendos për ankesat e nëpunësve, si dhe siguron respektimin e të gjitha dispozitave dhe parimeve që rregullojnë Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.
Përbërja e Këshillit
Këshilli përbëhet prej  7 (shtatë) anëtarëve që zgjedhën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Prej tyre, së paku  2 (dy) anëtarë zgjedhën nga komunitetet joshqiptare dhe së paku  2 (dy) anëtarë duhet  të jenë të gjinisë femërore .
Funksionet e Këshillit :
•	Shqyrton dhe merr vendime për ankesat e nëpunësve civilë, kundër vendimeve të organit të punësimit, në të gjitha institucionet e Shërbimit Civil, në përputhje me rregullat dhe parimet e përcaktuara në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës; 
•	Vendos nëse emërimet e nëpunësve civilë të nivelit drejtues, janë bërë në përputhje me rregullat dhe parimet e përcaktuara në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës;
•	Mbikëqyr zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për Shërbimin Civil.
Kandidati, për t'u zgjedhur anëtar i Këshillit, duhet t'i plotësojë këto kushte:
•	Të jetë shtetas dhe banor i përhershëm i Republikës së Kosovës;
•	Të jetë me integritet të lartë moral;
•	Të ketë  së paku diplomë të fakultetit juridik apo  të administratës publike, që është e vlefshme sipas ligjit në fuqi;
•	Të ketë së paku  5 (pesë) vjet përvojë pune në shërbimin civil;
•	Të jetë njohës i mirë i legjislacionit në fuqi;
•	Të mos jetë i dënuar për vepër penale,  më shumë se  6 (gjashtë) muaj.
Mandati i anëtarëve të Këshillit
•	Anëtarët e Këshillit emërohen për mandat  5 (pesë) vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat tjetër;
•	Anëtari i Këshillit nuk ka të drejtë që, gjatë mandatit të tij, të ushtrojë ndonjë funksion tjetër apo të marrë pjesë aktive në aktivitete politike.
Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
•	Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
•	Letra motivuese; 
•	Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
•	Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
•	Dëshmia për përvojën e punës; 
•	Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen më  së voni  deri më  22. 04. 2015,  në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217); me fax:  038 /211-183.
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. "Nëna Terezë" pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në 
numrat e telefonit:  038/ 211-648  dhe +377 (0) 44 147 264/ +377 (0) 44 567 041.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.
