Vende të lira pune
KONKURS Për plotësimin e këtyre pozitave
Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:
KONKURS 
Për plotësimin e këtyre pozitave:
1. Pozita:                             Lektor për gjuhën serbe   
Referenca :	            DSHGJ-01/4-15
Koeficienti :                     C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:              2(dy)
Mbikëqyrësi:	           Koordinatori i Njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë, lektori është përgjegjës për:
•	Lekturën e teksteve ligjore dhe akteve të tjera të Kuvendit në gjuhën serbe;
•	lekturën e amendamenteve, kërkesave publike dhe shkresave të tjera për Kuvendin dhe organet e tij;
•	lekturën e teksteve të përkthyera nga gjuha shqipe, angleze dhe turke në gjuhën serbe;
•	lekturën e teksteve të spastruara ligjore në gjuhën serbe, të cilat i miraton Kuvendi;
•	strukturën sintaksore dhe nivelin gjuhësor të teksteve ligjore dhe të amendamenteve që i miraton Kuvendi në gjuhë serbe;
•	kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
-	Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës dhe letërsisë serbe;
-	Përvojë profesionale së paku 3 vjet,  përvojë profesionale në punët e lekturës, korrekturës dhe përkthimit të legjislacionit në institucione.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme;
-	njohuri të shkëlqyeshme drejtshkrimore dhe sintaksore të gjuhës serbe,
-	aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik;
-	aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe koncize,
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme dhe njohuri të mira pune me programet kompjuterike.
2.   Pozita:	        Zyrtar i fushës në Komisionin Parlamentar (ZL 2) 
 Referenca :        DKP-01/4-15
 Koeficienti :       D-7
 Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:            3 (tre )   
 Mbikëqyrësi:	         Koordinatori i komisionit
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë për mbështetjen e Komisionit Parlamentar, zyrtari i fushës është përgjegjës për:
•	të ndihmuar  në dhënien e këshillave profesionale për legjislacionin që shqyrtohet në komision,  lidhur me fushën përkatëse; 
•	dhënien e këshillave   me gojë dhe me shkrim për komisionin, lidhur me fushën përkatëse; 
•	të ndihmuar   në hartimin e projektligjit dhe amendamenteve në projektligj, lidhur me fushën përkatëse; 
•	përgatitjen e draftit të raportit preliminar për pjesën normative të projektligjit, lidhur me fushën përkatëse; 
•	të ndihmuar në hartimin e procesverbaleve, raporteve me rekomandime dhe raporteve përfundimtare për projektligje, raporteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raporteve për punën e organeve të pavarura dhe raporteve vjetore e fundmandatore;
•	shtypjen  e  ftesave,  raporteve, procesverbaleve, dokumenteve informative dhe shkresave të komisioneve;
•	krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, listave të kontaktit dhe regjistrave të komisioneve;
•	pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës, duke i bashkëngjitur kësaj informacionin e nevojshëm përkatës;
•	kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi  dhe përvoja :
•	Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë,- jurist i diplomuar / master i drejtësisë. 
•	Përvojë profesionale në legjislacionin e fushës në administratën shtetërore së paku 2 vjet, duke përfshirë dhënien  e këshillave profesionale.
Shkathtësitë:
-	të posedojë njohuri të shkëlqyeshme për hulumtime dhe analiza profesionale; 
-	të punojë në baza të paanshme politike  dhe nën presion kohor; 
-	të ketë njohuri të shkëlqyeshme për komunikim me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare; 
-	njohja e gjuhës angleze është përparësi;  
-	të ketë aftësi të shkëlqyeshme për përdorimin e programeve të kompjuterit dhe internetit.
3.   Pozita:	       Zyrtar për Bibliotekë
 Referenca  :	DHBA- 01/4-15
 Koeficienti :       D-7
 Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:            1 (një )   
 Mbikëqyrësi:	         Drejtori i Drejtorisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të  Drejtorisë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv, zyrtari për bibliotekë, është përgjigjes për:
•	sistematizimin dhe klasifikimin e fondit bibliotekar, vlerësimin e nevojave për pasurim të fondit librar; 
•	ofrimin e librave, revistave dhe materialit tjetër librar, për deputetë  dhe nëpunësit e administratës së Kuvendit;
•	kryerjen e hulumtimeve më qëllim  të pasurimit të fondit librar të Bibliotekës së Kuvendit;
•	ofrimin e informatave të referencës për zyrtarët hulumtues dhe stafin tjetër të Kuvendit, 
•	monitoron në baza ditore shtypin e shkruar kosovar dhe përkitazi më shkrimet që lidhen më punën e Kuvendit dhe të deputeteve të Kuvendit, harton njoftim të shkurtër elektronik, i cili iu shpërndahet deputetëve dhe nëpunësve të administratës se Kuvendit përmes e-mail-it;
•	hulumtime në internet si dhe ofrimin e shërbimeve bibliotekare për nëpunësit e administratës dhe deputetët e Kuvendit, ku ofron versionin elektronike të librave, revistave, botimeve periodike dhe gazetave që gjenden në formë elektronike;
•	bashkëpunim të ngushtë më Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës si dhe me Bibliotekat e Universiteteve shtetërore dhe private;
•	krijimin, përditësimin e databazës elektronike, më titujt e fondit librar;
•	Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
-	Diplomë fakulteti katër vjeçar/master në shkenca shoqërore;
-	përvojë profesionale në bibliotekë së paku 2 vjet; 
-	përvojë pune në menaxhimin, sistematizimin dhe klasifikimin e fondit bibliotekar.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme në menaxhimin, sistematizimin dhe klasifikimin e fondit bibliotekar/librar;
-	shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime;
-	aftësi për të punuar në baza politike, tërësisht neutrale dhe të paanshme;
-	njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
-	përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. 
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493. 
Afati për konkurrim është prej 20.4.2015, deri më  4.5.2015, deri në orën 16:00.
