Lajmet e fundit
Nga vizita studimore e Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Mal të Zi
, 04.12.2018
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, i prirë nga  Sala Berisha Shala, kryetare e Komisionit, është duke qëndruar për  vizitë studimore në Mal të Zi.
Kjo vizitë është duke u realizuar në kuadër të  Projektit të Evropës Juglindore për Efiçiencë të Energjisë, financuar nga GIZ-i gjerman dhe partnerit nga Kosova, përkatësisht, Shkolla Politike e Prishtinës, PIPS. 
Temë qendrore   e  diskutimit me këtë rast është,  çështja e efiçiencës së energjisë, si  dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare ndërmjet  dy vendeve. 
Komisioni është  pritur edhe nga Komisioni homolog për ekonomi në Parlamentin e Malit të Zi. 
Gjatë këtij takimi, komisionet këmbyen përvojat e tyre lidhur me punën dhe praktikën nga  fushëveprimtaria përkatëse e  komisioneve.
 
					




