Vende të lira pune
KONKURS
Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:
KONKURS
Për plotësimin e këtyre pozitave:
 1.Pozita:       		Përkthyes nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas
Koeficienti :                     C-8
Kategoria Funksionale :	NP-3	
Grada :  			 8
Lloji i Pozitës:               E karrierës,  orari i plotë (me kohë të pacaktuar, 
 me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh)
Referenca   :                     DSHGJ -KRK/802
 Numri i kryerësve:          4 (katër)
Mbikëqyrësi:	            Përkthyesi- Koordinatori i Njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Përkthyesit - Koordinatorit të Njësisë, përkthyesi është përgjegjës për:
•	përkthim me shkrim nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas të të gjitha materialeve të Kuvendit dhe organeve te tij,
•	përkthim simultan dhe konsekutiv nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas në seanca plenare të Kuvendit, në mbledhjet e Kryesisë, në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në dëgjimet publike,
•	përkthim të  shkresave, kërkesave publike dhe parashtresave që i drejtohen Kryesisë dhe komisioneve parlamentare të Kuvendit për nevoja të Kryesisë dhe të komisioneve përkatëse. 
•	përkthim simultan dhe konsekutiv (shqip-serbisht-shqip) në konferenca, takime dhe grupe punuese të tjera, si dhe ndihmon në formulimin gjuhësor të fjalimeve në të dy gjuhët (shqip dhe serbisht),
•	Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë fakulteti në gjuhë dhe letërsi shqipe ose në shkencat shoqërore.
•	Së paku 3 vjet  përvojë pune profesionale në lëmin  e përkthimeve.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme. 
-	aftësi  të përkthimit të  dokumente në mënyre të profesionale, të qartë dhe koncize,
-	aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik,
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
-	njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
2. Pozita:	               	Operator/ Daktilograf
 Koeficienti :               	E-6
Kategoria Funksionale :	NP-1	
Grada :  			 10
Lloji i Pozitës:               E karrierës,  orari i plotë (me kohë të pacaktuar, 
 me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh)
 Referenca  :	     	DÇLP- KRK/923
 Numri i kryerësve:     	2 (dy)   
 Mbikëqyrësi:	        	Koordinatori i njësisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë, operatori/daktilografi, është përgjegjës për:
•	transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të Seancës plenare të Kuvendit, 
•	transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit,
•	transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të dëgjimeve publike, 
•	Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi:
• Diplomë universitare: Fakulteti i gjuhës dhe letërsisë shqipe, i gazetarisë, ose i administratës publike.
Shkathtësitë:
-		shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, 
-		aftësi për të shtypur dokumente, në mënyre të profesionale, 
-		aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
-		njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
-	shkathëti të mira për punë ekipore,
-	njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe serbe.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës, kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës dhe dy referenca. 
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10490. 
Afati për konkurrim është prej 22.05.2018, deri më  05.06.2018, deri në orën  16:00.
