Lajmet e fundit
Veseli: Gjermania do ta mbështesë Kosovën më të gjitha fushat
, 18.10.2018
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Berlin zyrtarë të lartë gjermanë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Kancelarinë Gjermane, ku ka marrë rikonfirmimin se Gjermania do ta mbështesë Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. 
 
Në takim me zyrtarin e lartë gjerman, Jan Hecker, kryeparlamentari Veseli ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 
 
Veseli ka marrë mbështetjen e Qeverisë së Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. 
 
Gjatë diskutimit për çështjen e dialogut, kryeparlamentati Veseli e ka njoftuar zyrtarin gjerman për përpjekjen e tij prej disa muajsh për të arritur konsensus brenda Kuvendit të Kosovës për nxjerrjen e një rezolute e cila rikonfirmon qëndrimet e shtetit të Kosovës për integritetin territorial dhe pacenueshmërinë e sovranitetit. 
 
Pas takimeve në Kancelarinë Gjermane, kreu i Kuvendit të Kosovës ka takuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të ngarkuarin për Ballkanin Perëndimor, Christian Hellbach. 
 
Kryeparlamentari Veseli e ka njoftuar diplomatin gjerman për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. 
 
Veseli tha se Kosova ka ndërmarr reformat e nevojshme për procesin e integrimeve evropiane, reformat në ekonomi dhe në fushën e sistemit të drejtësisë.
 
					.jpg)
.jpg)
.jpg)
.jpg)
.jpg)