Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 06.09.2018
Të enjten, më 13 shtator, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë punimet e seancës plenare, të datës 30 korrik 2018, me pikat e mbetura.
 
Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.
 
Përkundër diskutimeve lidhur me dy seancat e jashtëzakonshme, të ndërprera në mungesë të kuorumit, Kryesia nuk nxori ndonjë vendim.
 
Për vazhdimin e tyre do të vendoset në një nga mbledhjet e radhës të Kryesisë.
 
Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.
