Vende të lira pune
KONKURS Për plotësimin e pozitës: Zyrtar teknik i kontrollit dhe mirëmbajtjes
Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:
KONKURS
Për plotësimin e pozitës:
1. Pozita:                             Zyrtar teknik i kontrollit dhe  mirëmbajtjes   
Referenca :	            DSHT-01/4-15
Koeficienti :                    E-6
Angazhimi: Në kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:             1(një)
Mbikëqyrësi:	           Koordinatori i Njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të mirëmbajtjes elektro - makinerike - Koordinatorit të Njësisë, zyrtari teknik i kontrollit dhe  mirëmbajtjes   është përgjegjës për: 
•	bashkërendimin e punëve me kontraktorët e pastrimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesës,
•	dhënien dhe evidentimin  e materialeve për mirëmbajtje e kontraktorëve të mirëmbajtjes,
•	kontrollimin e pastrimit në tërë ndërtesën dhe hapësirat jashtë saj, 
•	përcjelljen e mirëmbajtjes së përditshme dhe kontrollimin e pajisjeve në ndërtesë,
•	ndërmarrjen e masave të  nevojshme për mënjanimin e menjëhershëm të prishjeve në pajisje,
•	kontrollimin dhe koordinimin e punëve me kontraktorë,
•	koordinimin e punëve në ndërtesë me kompanitë komunale,
•	Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimet dhe përvoja
•	Shkolla e mesme teknike,
•	Përvojë profesionale së paku 2 vite.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhët zyrtare,
-	njohuri të punës me kompjuter, si Word, DMS si dhe programet e tjera.
-	aftësi për të hartuar informatë, njoftime, ftesa, shkresa  dhe korrespondencë tjetër,
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. 
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10493. 
Afati për konkurrim është prej 24.4.2015, deri më  8.5.2015, deri në orën 16:00.
