Vende të lira pune
KONKURS - Zyrtar i lartë ligjor
KONKURS
 Për plotësimin e  pozitës:
 1.Pozita:                            Zyrtar i lartë ligjor 
Referenca :	            DÇLP-01/5-16
Koeficienti :                     C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:          1 (një)
Mbikëqyrësi:	     Zyrtari  i lartë ligjor -  Koordinatori i njësisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen  e Zyrtarit të lartë ligjor - Koordinatorit të Njësisë, zyrtari i lartë ligjor   është përgjegjës për:
•	hartimin e këshillave ligjore dhe procedurale për  Kryesinë e Kuvendit  dhe seancën plenare,
•	përgatitjen e ftesave dhe propozim - rendit të ditës për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe të seancës plenare, 
•	hartimin e procesverbalit nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dhe të procesverbalit nga seanca plenare, 
•	përgatitjen  e propozim-skenarit për drejtimin e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit dhe të seancës plenare,
•	hartimin e vendimeve, rekomandimeve,  përfundimeve dhe akteve të tjera që i miraton Kryesia e Kuvendit dhe seanca plenare,
•	përgatitjen dhe azhurnimin e kalendarit dyjavor të punës së Kuvendit,
•	përkujdesjen për mirëmbajtjen e Librit të regjistrimit, regjistrit elektronik për evidentimin e saktë të pranimit dhe  shpërndarjes së projektligjeve, amendamenteve të propozuara për projektligje, ligjeve, rregulloreve, dokumenteve të komisioneve parlamentare të Kuvendit, duke i përfshirë procesverbalet dhe raportet, mocionet, pyetjet parlamentare dhe për letërkëmbimin dhe materialet e tjera për Kuvendin dhe organet e tij,
•	procedimin për publikim në Revistën e  Kuvendit, të pyetjeve parlamentare që nuk kanë marrë përgjigje në mbledhje plenare,
•	dhënien e këshillave juridike dhe  procedurale, gojore dhe me shkrim, për parashtresat që i adresohen Kuvendit, 
•	përgatitjen e këshillave ligjore dhe procedurale që kanë të bëjnë me dokumentet e organeve dhe të agjencive të pavarura, që i emëron dhe i raportojnë Kuvendit, dhe
• kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - jurist i diplomuar / master i drejtësisë,
•	Përvojë profesionale, së paku 3 vjet  në legjislacion, hartim të ligjeve, këshillave juridike, 
•	përvojë në punët ligjore dhe njohuri për punën e Kuvendit .
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme, 
-	aftësi të shkëlqyeshme në hartimin e këshillave ligjore, procedurale dhe të akteve juridike, në përputhje me teknikat bashkëkohore juridike,
-	nivel të lartë profesional dhe integritet personal,
-	shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime, 
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
-	njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
-	përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistës. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES 
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. 
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10493. 
Afati për konkurrim është prej 24.5.2016, deri më  7.6.2016, deri në orën  16:00.
