Lajmet e fundit
, 24.04.2018
- Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...- Nuk përkrahet raporti me amendamente të komisionit funksional në Projektligjin për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën dhe i kthehet komisionit funksional U miratua raporti me amendamente për Projektligjin për Ndërmjetësim, si dhe raporti vjetor i punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, për vitin 2017. 
- Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...- Komisioni miratoi strategjinë shtetërore për ujëra në Kosovë 2017-2036, si dhe raportin vjetor për vitin 2017 nga Autoriteti rregullator për ujëra 
- Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së- U diskutua lidhur me raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2018. Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu Raportin vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për vitin 2017. Ftohen për raportime në Komision dy ministra: ministri i MPB-së, Bejtush Gashi, si dhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha 
