Vende të lira pune
K O N K U R S - Për zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit
Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:
K O N K U R S
Për zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit
Sipas Ligjit nr. 05/L -042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, Komisioni Shqyrtues përbëhet nga kryesuesi i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, një anëtar i emëruar nga Autoriteti dhe një anëtar i emëruar nga ofruesi i shërbimeve, i cili ka parashtruar kërkesën për shqyrtim.
Mandati i kryesuesit të Komisionit Shqyrtues
Kryesuesi i Komisionit Shqyrtues zgjidhet për mandat  3 (tre) vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një mandat.
Kandidati për kryesues të Komisionit Shqyrtues duhet të plotësojë kushtet si në vijim: 
•	të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
•	të këtë së paku diplomë universiteti  4 (katër) vjeçar ose master; 
•	të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, mbi  6 (gjashtë ) muaj burgim; 
•	të ketë integritet të lartë moral; 
•	të ketë së paku  3 tre  vjet  përvojë pune profesionale.
Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
•	Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
•	Letra motivuese; 
•	Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
•	Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
•	Dëshmia për përvojën e punës;
•	Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen, jo më vonë se deri më 31.08.2016, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë, në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217); me fax: 038 /211-183.
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. "Nëna Terezë", pa nr. Ose forma elektronike:faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune, deri në orën 16:00, në 
numrat e telefonit: 038/ 211-648 dhe +377 (0) 44 147-264.
