Vende të lira pune
KONKURS
KONKURS
Për plotësimin e këtyre pozitave për personat me aftësi të kufizuar:
1.     Pozita:                            Zyrtar administrativ
Referenca :	            DPMN-01/10-16
Koeficienti :                     D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:              1 (një)
Mbikëqyrësi:	           Koordinatori i Njësisë 
Nën mbikëqyrjen e zyrtarit të lartë për marrëdhënie ndërkombëtare shumëpalëshe - koordinatorit të Njësisë, zyrtari administrativ është përgjegjës për:
-	mbajtjen e evidencës lidhur me procesin e anëtarësimit të Kuvendit të Kosovës në organizata ndërkombëtare; 
-	mbajtjen e evidencës së shkresave të drejtuara për Kryetarin, Kryesinë, dhe Sekretarin e Kuvendit të Kosovës; 
-	mbajtja e evidencës së telegrameve dhe kërkesave drejtuar shteteve dhe organizatave ndërkombëtare;
-	ndihmon në pajisjen me pasaporta diplomatike për deputetët e Kuvendit të Kosovës. 
-	të mbajë evidencë për  pajisjen me pasaporta diplomatike; 
-	evidenton  pajisjen me viza të deputetëve, të Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Kryesisë, Sekretarit të Kuvendit dhe stafit të Administratës së Kuvendit, që është i përfshirë në aktivitet;
-	mirëmbajtjen e dokumenteve, shënimeve dhe të regjistrave;
-	të kontribuojë për realizimin e detyrave në kuadër të Njësisë; 
-	kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
-  diplomë fakulteti në lëmin e shkencave shoqërore;
-  përvojë profesionale, e dëshirueshme. 
Shkathtësitë:
-	shkathtësi për komunikim në gjuhët zyrtare;
-	njohuri të punës;
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht të paanshme.
 2. Pozita:                             Asistent administrativ - teknik  
Referenca :	            DSHT-01/10-16
Koeficienti :                     E-6
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:              1(një)
Mbikëqyrësi:	           Koordinatori i Njësisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë, asistenti teknik është përgjegjës për:
-	pranimin  e materialeve dhe shkresave për stafin e Kuvendit;
-	shpërndarjen e materialeve dhe shkresave për deputetët;
-	komunikimi me telefon me zyrtarë përgjegjës;
-	regjistrimin  e shkresave dhe materialeve të pranuara dhe të shpërndara;
-	pranimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, deri në marrjen nga zyrtari përgjegjës;
-	kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
-	shkolla e mesme;
-	përvojë e punës,  e dëshirueshme.
Shkathtësitë:
-	njohuri të punës;
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht të paanshme.
3.     Pozita:                            Asistent administrativ 
Referenca:	            DÇP-01/10-16
Koeficienti:                     E-6
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:              1 (një)
Mbikëqyrësi:	           Koordinatori i Njësisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e zyrtarit të lartë, koordinatori i Njësisë, asistenti  administrativ është përgjegjës për:
-	regjistrimin dhe evidentimin e shkresave  të pranuara;
-	komunikimi me telefon dhe email me zyrtarë përgjegjës;
-	regjistrimin  e materialit të pranuar dhe dorëzimin te  zyrtari përgjegjës, kur nuk kërkohet forma e posaçme e pranim dorëzimit;
-	pranimin dhe  ruajtjen e dokumentacionit deri në marrjen nga zyrtari përgjegjës;
-	njofton dhe komunikon me palët lidhur me shkresat e pranuara;   
-	kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
-	shkolla e mesme.
-	përvojë e punës,  e dëshirueshme
Shkathtësitë:
-	njohuri të punës me kompjuter;
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht të paanshme.
4.    Pozita:                             Asistent administrativ 
Referenca:	            DMMP-01/10-16
Koeficienti:                     E-6
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:              1 (një)
Mbikëqyrësi:	           Koordinatori i Njësisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e zyrtarit të lartë për marrëdhënie me publikun,  koordinator i Njësisë, asistenti administrativ është përgjegjës për:
-	pranimin e telefonatave;
-	komunikimi me telefon me zyrtarë përgjegjës;
-	regjistrimin  e  thirrjeve telefonike; 
-	orienton dhe njofton palët për  kontaktet me zyrtarët e Kuvendit;
-	njofton dhe komunikon me palët e paraqitura në telefon;  
-	kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
-	shkolla e mesme.
-	përvojë e punës,  e dëshirueshme.
Shkathtësitë:
-	njohuri të punës;
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht të paanshme.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë, do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES 
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. 
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p. n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10493 dhe 038 200 10494. 
Afati për konkurrim është prej 31.10.2016, deri më 14.11.2016, në orën 16:00.
