Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Veseli në Maqedoni, takon homologun Talat Xhaferi, bëjnë thirrje pro referendumit
, 27.09.2018
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup, është pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. 
 
Në takim u diskutua për marrëdhëniet midis dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimin ndërparlamentar, si dhe aspiratat e përbashkëta euro-atlantike të Kosovës dhe Maqedonisë. 
 
Veseli e Xhaferi trajtuan zhvillimet aktuale në të dyja vendet, me theks të veçantë u diskutua për referendumin në Maqedoni, lidhur me emrin, i cili do të mbahet këtë të diel dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. 
 
Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se Kosova respekton sovranitetitin dhe integritetin e Maqedonisë, e po ashtu respekton vullnetin e qytetarëve të saj për emrin, cilido qoftë ai. 
 
Sidoqoftë, kryetari Veseli u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që t'i thonë po referendumit. 
 
"Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë euroatlantik. Prioritet nacional i të dyja vendeve është integrimi në Bashkimin Eveopian dhe në NATO. Ballkani perëndimor ka vuajtur nga mungesa e prosperitetit dhe kemi mbetur larg nga Bashkimi Evropian për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë pasur vendet. Kjo tregon domosdoshmërinë e vendimmarrjes politike, në mënyrë që vendet tona të lëvizin më shpejt drejt bashkimit Evropian. Kjo është arsyeja pse ne i japim përkrahje marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit", theksoi kryeparlamentari Veseli. 
 
Veseli po ashtu foli edhe për zhvillimet në Kosovë dhe marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. 
 
Kreu i Kuvendit tha se Kosova ka gatishmëri të futet në fazën e fundit të fialogut me Serbinë, në mënyrë që t'i jepet fund çdo mosmarrveshjeje mes dy vendeve. 
 
"Kosova si shtet i pavarur nuk ushqen në asnjë formë pretendime territoriale. Për Kosovën, në këtë fazë është me rëndësi funksionaliteti i insititucioneve të saj në tërë territorin. Nuk do të lejojmë qe me marrëveshjen me Serbinë të kemi precedent negativ", theksoi Veseli. 
 
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ndërkaq tha se të dy vendet do të intensifikojnë bashkpunimin, ndërsa përshëndeti përshendi dialogun Kosovë-Serbi, dhe përpjekjet e të dyja vendeve për arritjen e marrëveshjes. 
 
"Bashkëpunimi midis dy vendeve tona duhet të intensifikohet. Kuvendi i Maqedonisë ka formuar grup parlamentar për bashkëpumin me Kuvendin e Kosovës. Përserisin mbështetjen e ndërsjell në procesin e integrimit euro-atlantik", theksoi kryeparlamentari Xhaferi. 
 
Ai po ashtu bëri të ditur se procesi i referendumit në Maqedoni po shkon drejt fundit dhe shfaqi shpresën për ecuri të suksesshme të tij.
 
					.jpg)
'.jpg)
.jpg)
.jpg)
.jpg)
.jpg)