Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 18.06.2019
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, ka mbjatur sot mbledhjen e radhës,  të kryesuar nga Besa Baftiu, kryetare, ku pas shqyrtimit është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social.
Po ashtu, në këtë mbledhje është vendosur që të gjithë anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të jenë pjesë e Grupit Punues për ndryshimin e Ligjit të Punës.
Në këtë mbledhje, ndër të tjerash është diskutuar edhe lidhur me kërkesën e bërë nga Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë,  për  plotësim-ndryshimin e Ligjit për Paga, specifikisht rritjen e koeficientit për infermierët. 
Anëtarët e komisionit pasi që paraqiten qëndrimet e tyre rreth kësaj kërkese, u pajtuan që në takimin e paraparë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili sot mungoi,  të diskujtojnë edhe për këtë çështje, dhe pastaj t'i  kthejnë përgjigje Sindikatës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë.
