Vende të lira pune
KONKURS
Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin Nr. 03/L-149) neni 12.1.2 dhe neni 18.4, Rregulloren Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe Rregulloren për Organizimin dhe Përgjegjësitë e Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës shpall:
KONKURS
 1.Pozita:  Zyrtar i Programit për edukim qytetar
Koeficienti :                     D-7
Kategoria Funksionale :	NP-2	
Grada :  			9
Lloji i Pozitës:               	Jo e karrierës, orari i plotë  (me kohë të caktuar-deri në dy (2) 
 vite, me punë provuese në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh)
Referenca   :                     DMMP -KRK-JK/236
Numri i kryerësve:          4 (katër)
Mbikëqyrësi:	            Koordinatori i Njësisë për Marrëdhënie me Publikun 
Qëllimi i vendit të punës: 
Zyrtari për edukim qytetar do të shërbejë për t'u ndihmuar nxënësve dhe vizitorëve të tjerë, të njihen dhe të kuptojnë mënyrën e funksionimit të demokracisë dhe të Kuvendit të Kosovës në veçanti, duke afruar kështu institucionet me qytetarët.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë për Marrëdhënie me Publikun, zyrtari i Programit për edukim qytetar, është përgjegjës, por nuk kufizohet, për:
•	Planifikimin, organizimin dhe realizimin e aktivitetit "Punëtoritë e Demokracisë / DEMOS-ti";
•	Përgatitjen e kushteve optimale për punëtori, të cilat i plotësojnë nevojat e pjesëmarrësve;
•	Krijimin e një atmosfere pozitive të të mësuarit, përgjatë punëtorive;
•	Mësimin e fëmijëve individualisht dhe në grup, përmes prezantimeve, diskutimeve dhe aktiviteteve grupore;
•	Përgatitjen e gazetës "DEMOS-ti";
•	Realizimin e videove nga punëtoritë, montazhimin dhe publikimin e tyre,
•	Publikimin e materialeve të tjera në ueb-faqe;
•	Shoqërimin e grupeve të qytetarëve dhe të mysafirëve që e vizitojnë ndërtesën e Kuvendit;
•	Mbështetjen në organizimin e "Ditëve të dyerve të hapura" të Kuvendit;
•	Mbështetjen në organizimin e aktiviteteve të tjera që lehtësojnë qasjen e qytetarëve në punën dhe ndërtesën e Kuvendit; 
•	Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë fakulteti në lëmin e shkencave shoqërore; 
•	Përvojë pune në programe edukative për fëmijë/të rinj (së paku 2 vjet).
Shkathtësitë:
•	Aftësi komunikimi në të folur dhe në të shkruar, në gjuhët zyrtare dhe angleze;
•	Njohuri të mira pune me programet kompjuterike (InDesign, Photoshop, Adobe Premier etj); 
•	Njohje të punës me kamerë dhe në montazhim; 
•	Njohuri pedagogjike; 
•	Integritet të lartë personal dhe profesional; 
•	Aftësi për të punuar nën presion dhe në afate të shkurtra kohore; 
•	I/e adaptueshëm të punojë në rrethana të ndryshueshme, me komunitete të ndryshme;
•	Bashkëpunues/e me një qëndrim pozitiv, entuziazëm, profesionalizëm dhe etikë të lartë pune.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E KONKURRIMIT 
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (http://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës, kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës dhe dy referenca. 
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10490. 
Afati për konkurrim është prej 20.09.2018, deri më  04.10.2018, deri në orën  16:00.
