Vende të lira pune
KONKURS
Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin Nr. 03/L-149), Rregulloren Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe Rregulloren për Organizimin dhe Përgjegjësitë e Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës shpall:
KONKURS
Për plotësimin e këtyre pozitave:
1.	Pozita:       			Këshilltar  Juridik
 Koeficienti :                     	9
 Kategoria Funksionale :	NP-3	
 Grada :  			8
 Lloji i Pozitës:               	E karrierës,  orari i plotë 
 Referenca   :                     	DSHJPL -KRK/910
 Numri i kryerësve:          	7 (shtatë)
 Mbikëqyrësi:	           	 	Drejtori i Drejtorisë për shërbime juridike dhe përafrim të 
 legjislacionit
Qëllimi i vendit të punës:
Këshilltari Juridik është përgjegjës për procesin e shqyrtimit të projektligjit nga parashtrimi deri në publikimin e ligjit në Gazetën Zyrtare dhe në rast të nismës legjislative nga komisioni parlamentar, ofron mbështetje profesionale për komisionin përkatës për hartimin e projektligjit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
1. Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë për shërbime juridike dhe përafrim të legjislacionit, 
Këshilltari Juridik, është përgjegjës për:
a.	Procesin e shqyrtimit të projektligjit nga parashtrimi deri në publikimin e ligjit në Gazetën Zyrtare;
b.	Përgatitjen e raportit me shkrim lidhur me:
i.	Përmbajtjen e projektligjit;
ii.	Harmonizimin e projektligjit me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi;
iii.	Verifikimin e deklaratës së Ministrisë të Integrimeve Evropiane për përafrimin e legjislacionit me "Acquis";
iv.	Verifikimin e tabelave të përputhshmërisë të proceduara nga Ministritë e linjës;
v.	Standardizimin juridik nga aspekti i teknikës juridike, terminologjisë dhe metodologjisë unike për të gjitha projektligjet që propozohen për shqyrtim dhe miratim në Kuvend;
c.	Hartimin e deklaratës së përafrimit të projektligjit me "Acquis" për projektligjet e propozuara nga Kuvendi;
d.	Mbështetjen profesionale për komisionin parlamentar,  grupin punues gjatë shqyrtimit të projektligjit, hartimit të amendamenteve dhe të raportit përfundimtar për projektligjin për seancë plenare;
e.	Prezantimin e raportit në komisionin përkatës parlamentar;
f.	Përcjelljen e shqyrtimit të projektligjit në lexim të parë, në seancën plenare; 
g.	Përgatitjen e këshillave ligjore dhe për përgatitjen e amendamenteve për projektligj; 
h.	Përcjelljen e shqyrtimit të amendamenteve të propozuara nga komisioni funksional në komisionet e përhershme;
i.	Përcjelljen e procesit të shqyrtimit të amendamenteve gjatë leximit të dytë në seancë plenare;
j.	Përgatitjen e tekstit përfundimtar të projektligjit për miratim, pas miratimit të amendamenteve në seancë plenare, dhe evidenton amendamentet eventuale të cilat procedohen për miratim në seancë plenare, përmes komisionit përkatës;
k.	Përgatitjen e tekstit të ligjit dhe shkresën përcjellëse për shpallje nga Presidenti i Republikës së Kosovës;
l.	Procedimin e ligjit për publikim në Gazetën Zyrtare; 
m.	Publikimin e ligjit në Web-faqen e Kuvendit;
n.	Ofrimin e opinioneve ligjore me kërkesë të organeve të Kuvendit;
o.	Bashkëpunimin me Divizionin për Përfaqësim-Ministria e Drejtësisë, për përfaqësimin e 
 Kuvendit të Republikës së Kosovës në kontestet gjyqësore.
2. Në rast të nismës legjislative  nga komisioni parlamentar, ofron mbështetje profesionale për komisionin përkatës për hartimin e projektligjit.
3. Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i Drejtorisë, sipas kërkesës së drejtorit të Drejtorisë.
Kualifikimi, përvoja  dhe shkathtësitë:
•	Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - Jurist i diplomuar ose master i drejtësisë.        Titulli shkencor  në të drejtën Evropiane, është përparësi.
•	Përvojë profesionale së paku  4 vjet,  në fushën e hartimit dhe analizës së legjislacionit, duke përfshirë dhënien e këshillave juridike;
•	Eksperiencë për procedurat parlamentare;
•	Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
•	Njohuri për procesin e integrimeve Evropiane dhe në përafrimin e legjislacionit me legjislacionin e BE-së;
•	Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
•	Njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
•	Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme si dhe njohja e ndonjë  gjuhe  tjetër  është përparësi.
2.	Pozita: Zyrtar i lartë për harmonizim gjuhësor për gjuhën serbe
 Koeficienti :                     	8
 Kategoria Funksionale :	NP-3	
 Grada :  			8
 Lloji i Pozitës:               	E karrierës,  orari i plotë 
 Referenca   :                     	DSHJPL -KRK/916
 Numri i kryerësve:          	1 (një)
 Mbikëqyrësi:	           	 	Drejtori i Drejtorisë për shërbime juridike dhe përafrim të 
 legjislacionit
Qëllimi i vendit të punës:
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë për shërbime juridike dhe përafrim të legjislacionit, zyrtari është përgjegjës për analizimin e çdo projektligji të proceduar në Kuvend në aspektin e harmonizimit gjuhësor shqip-serbisht-shqip.
Detyrat dhe përgjegjësitë
1.	Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë për shërbime juridike dhe përafrim të  legjislacionit, zyrtari është përgjegjës për:                           
a.	Analizimin e çdo projektligji të proceduar në Kuvend në aspektin e harmonizimit gjuhësor shqip-serbisht-shqip; 
b.	Përgatitjen e raportit preliminar, në bashkëpunim me Këshilltarin Juridik, lidhur me shpërputhjet gjuhësore dhe gramatikore, te formuluara si sugjerime dhe udhëzime  për procedim të mëtejmë në komisionet parlamentare;
c.	Harmonizimin e tekstit final të ligjit, duke bërë standardizimin formalo-juridik dhe gjuhësor;
d.	Ndërmerr të gjitha veprimet për përfshirjen e të gjitha amendamenteve që miratohen në seancë plenare;
e.	Sigurimin/ kontrollimin e tekstit të ligjit në gjuhen serbe të jetë unik me tekstin ne gjuhën shqipe;
f.	Lekturimin dhe korrekturën e tekstit të ligjit në gjuhën serbe të miratuar në Kuvend;
2. Kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i Drejtorisë, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë fakulteti/master në lëmin e gjuhës dhe letërsisë shqipe,drejtësi;
•	Përvojë profesionale së paku 3 vjet  në lekturë dhe përkthim të legjislacionit në institucione.
Shkathtësitë:
-	Shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme; 
-	Njohuri për të përkthyer dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize;
-	Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
-	Njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
-	Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe serbe.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E KONKURRIMIT 
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (http://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës, kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës dhe dy referenca. 
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10490.
Afati për konkurrim është prej 23.10.2018, deri më 06.11.2018, deri në orën 16:00.
