Vende të lira pune
KONKURS
KONKURS
Për plotësimin e këtyre pozitave:
 1.Pozita:                            Zyrtar i lartë për analiza buxhetore dhe financiare
Referenca :	            DHBA-01/6-16
Koeficienti :                     C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:          2(dy)
Mbikëqyrësi:	          Drejtori i Drejtorisë
Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Drejtorisë për hulumtime bibliotekë dhe arkiv, zyrtar i lartë për analiza buxhetore dhe financiare:
-	Përgatitë me shkrim analiza, për të gjitha dokumentet e parapara në fushëveprimin e Njësisë, dhe arsyeton punën/rezultatet e analizës në mbledhjen e komisionit, sipas kërkesës, për dokumentet si vijon: KASH-në, Projektbuxhetin e shtetit, Raportet periodike dhe vjetore të shpenzimeve të Buxhetit të Republikës së Kosovës dhe raportet e tjera të parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Mbështet Drejtorinë e Buxhetit dhe Pagesave, për përgatitjen e deklaratës së ndikimit buxhetor dhe financiar për aktet e hartuara nga Kuvendi, Mbështet Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në analizimin e Raportit të Përgjithshëm të Auditimit, 
-	Përgatitë analiza dhe përshkrime të shkurtra, të propozimeve të buxhetit dhe koncepteve të tij;
-	Përgatit  analiza të ndikimit të politikave të propozuara;
-	Përgatit analiza të shpenzimeve të viteve të kaluara dhe të arriturat (matja e performancës dhe evaluimit);
-	Përgatitë analiza krahasimtare në mes vitit aktual dhe viteve të kaluara buxhetore për  institucionet dhe agjencitë bazuar në të dhënat kryesore;
-	Përgatitë analiza të politikave fiskale, të tilla si vlerësimin e ndikimit të ndryshimeve të tatimeve të propozuara për zhvillimin ekonomik, ose matjen e ndikimit shpërndarës të llojeve të ndryshme të tatimeve të propozuara;
-	Përgatitë analiza mbi shkurtimet potenciale në buxhet që afektojnë buxhetin individual/aktivitetet e ministrive të linjës apo organizatave të tjera buxhetore; 
-	Sipas kërkesës së komisioneve parlamentare, zyrtari përgjegjës i Njësisë, arsyeton me gojë analizën e përgatitur në mbledhje të Komisionit;
- Kryerjen e punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Drejtorisë dhe sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë fakulteti në lëmin e ekonomisë - Ekonomist i diplomuar/master i ekonomisë, 
•	Përvojë profesionale, së paku 3 vjet, në lëmin ekonomiko-financiar dhe të         
 procedurave buxhetore.
Shkathtësitë:
•	Të ketë njohuri për funksionimin e financave publike;
•	Të ketë njohuri për funksionimin e sistemit Kushtetues të Kosovës, legjislacionin në fuqi;
•	Të ketë njohuri të programeve për buxhetim dhe raporteve financiare; 
•	Të kenë njohuri të mira në përgatitjen me shkrim të analizave profesionale buxhetore dhe financiare;
•	Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
2. Pozita:	               Operator/ Daktilograf
 Referenca  :	     DÇLP- 01/6-16
 Koeficienti :               E-6
 Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:     1 (një )   
 Mbikëqyrësi:	        Koordinatori i njësisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë, operatori/daktilografi, është përgjegjës për:
•	transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të Seancës plenare të Kuvendit, 
•	transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit,
•	transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të dëgjimeve publike, 
•	Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë  niveli baçelor ose shkolla e lartë, 
•	Së paku 2 vite  përvojë pune në profesion 
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, 
-	aftësi për të shtypur dokumente, në mënyre të profesionale, 
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
-	njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
 shkathëti të mira për punë ekipore,
-	njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe serbe.
3. Pozita:                          Zyrtar teknik i  mirëmbajtjes   
Referenca :	            DSHT-01/6-16
Koeficienti :                    E-6
Angazhimi: Në kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:             1(një)
Mbikëqyrësi:	           Koordinatori i Njësisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit, Zyrtari teknik i mirëmbajtjes është përgjegjës për:
•	Kryerjen e të gjitha detyrave të mirëmbajtjes-pastrimit të automjeteve, si dhe pranimin-dorëzimin e materialit  në Depon e Transportit 
•	Bën pastrimin e jashtëm dhe të brendshëm  të automjeteve;
•	Ndihmon në kontrollimet e vogla të mirëmbajtjes së automjeteve në garazh;
•	Kujdeset për pajisjet në autolarje;
•	Mirëmbajtja e hapësirës së autolarjes dhe garazhit;
•	T'i drejtojë punët e furnizimit;
•	Të dorëzojë dhe të  pranojë mallra, të mbajë shënime elektronike dhe në kopje në letër  për transaksionet  e mallit,  të mjeteve, të  materialeve, të pajisjeve dhe të  mjeteve ndihmëse për nevojat e Transportit;
•	Të kujdeset për sigurinë dhe për  rregullsinë e Depos së transportit;
•	Të bëjë   raporte lidhur me kryerjen dhe transaksionin e furnizimit dhe të shpërndarjes së materialit;
•	Të vendosë bar kode për inventarin dhe pajisjet e Transportit;
•	Të kryejë edhe detyra të tjera sipas kërkesës, që ia cakton  udhëheqësi.
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Shkolla e mesme 
•	Përvoja e  punës e preferuar
Shkathtësitë:
-	shkathtësi për komunikim,
-	njohuri  elementare   automekanike,
 -   aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. 
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 311, kati III. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494dhe 038 200 10493. 
Afati për konkurrim është prej 13.06.2016, deri më  27.06.2016, deri në orën  16:00.
