Vende të lira pune
KONKURS
Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:
KONKURS
Për plotësimin e pozitave, si vijon:
 1.Pozita:                             Zyrtar i lartë për legjislacion  
Referenca :	            DSL-01/2-14
Koeficienti :                     B/C 8.5
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:              1(një)
Mbikëqyrësi:	           Drejtori i Drejtorisë 
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë për Standardizim, Përafrim dhe  Harmonizim Ligjor, zyrtari i lartë për legjislacion  është përgjegjës për:
-  planifikimin dhe menaxhimin e të gjitha punëve të Njësisë për harmonizim dhe përafrim ligjor,
 hartimin e deklaratës së pajtueshmërisë së projektligjit me legjislacionin e BE-së për projektligjet e propozuara nga Kuvendi i Kosovës;
- hartimin e raportit preliminar për verifikimin e deklaratës së Ministrisë të Integrimeve Evropiane për përafrimin e legjislacionit me "Acquis communautaire" dhe me standardet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë, për të gjitha projektligjet e propozuara si dhe amendamentet e parashtruara nga komisionet parlamentare për shqyrtim në Kuvend,
- hartimin e raportit preliminar lidhur me standardizimin juridik nga aspekti i teknikës juridike, terminologjisë dhe metodologjisë unike për të gjitha projektligjet që propozohen për shqyrtim dhe miratim në Kuvend,
- ofrimin e mbështetjes për hartim të legjislacionit dhe për hartimin e amendamenteve përmes rekomandimeve të dhëna në raportin preliminar,
- zhvillimin e bashkëveprimeve me Zyrën ligjore të Qeverisë, me qëllim që të përmirësohet cilësia e projektligjeve të parashtruara,
- pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve për të ofruar këshilla ligjore lidhur me raportin preliminar ose amendamentet e propozuara;
- sigurimin e saktësisë së harmonizimit të tekstit final të ligjit, duke përfshirë standardizimin formalo-juridik dhe gjuhësor dhe për përfshirjen e të gjitha amendamenteve që miratohen në seancë plenare, si dhe siguron/kontrollon që teksti i ligjit të jetë i formatizuar në të tri gjuhët;
- ofrimin e këshillave në përcjelljen e proceseve të integrimeve evropiane,
- kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - Jurist i diplomuar / Titulli shkencor në të drejtën evropiane,
- Përvojë profesionale së paku 4 vjet në punët legjislative në institucione, duke përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike,
- eksperiencë në punët ligjore dhe njohuri për punën e Kuvendit.
Shkathtësitë:
- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme,
- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,
- njohuri në procesin e integrimeve evropiane dhe në përafrimin e legjislacionit me legjislacionin e BE-së,
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- njohja e gjuhës angleze e domosdoshme, ndërsa njohja edhe e ndonjë gjuhe tjetër është përparësi.
2.   Pozita:	        Zyrtar i fushës në komisionin parlamentar
 Referenca :        DKP-01/9-13
 Koeficienti :       D-7
 Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:            3 (tre )   
 Mbikëqyrësi:	         Koordinatori i komisionit
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë për mbështetjen e komisionit parlamentar, zyrtari i fushës është përgjegjës për:
- të ndihmuar në dhënien e këshillave profesionale për legjislacionin që shqyrtohet në komision, lidhur me fushën përkatëse;
- dhënien e këshillave gojore dhe me shkrim për komisionin, lidhur me fushën përkatëse;
- të ndihmuar në hartimin e projektligjit dhe amendamenteve në projektligj, lidhur me fushën përkatëse;
- përgatitjen e draftit të raportit preliminar për pjesën normative të projektligjit, lidhur me fushën përkatëse;
- të ndihmuar në hartimin e procesverbaleve, raporteve me rekomandime dhe raporteve përfundimtare për projektligje, raporteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raporteve për punën e organeve të pavarura dhe raporteve vjetore e fund-mandatore;
- shtypjen e ftesave, raporteve, procesverbaleve, dokumenteve informative dhe shkresave të komisioneve;
- krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, listave të kontaktit dhe regjistrave të komisioneve;
- pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës, duke i bashkëngjitur kësaj informacionin e nevojshëm përkatës;
- kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja :
- Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë, - Jurist i diplomuar / master i drejtësisë.
- Përvojë profesionale në legjislacionin e fushës në administratën shtetërore së paku 2 vjet, duke përfshirë dhënien e këshillave profesionale.
Shkathtësitë:
-	të posedojë njohuri të shkëlqyeshme për hulumtime dhe analiza profesionale; 
-	të punojë në baza të paanshme politike  dhe nën presion kohor; 
-	të ketë njohuri të shkëlqyeshme për komunikim me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare; 
-	njohja e gjuhës angleze është përparësi;  
-	të ketë aftësi të shkëlqyeshme për përdorimin e programeve të kompjuterit dhe internetit.
3.   Pozita:	       Administrator  i sistemit
 Referenca :        DTI-01/9-13
 Koeficienti :       C-8
 Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:            1 (një )   
 Mbikëqyrësi:	         Drejtori i Drejtorisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Drejtorisë për TI, administratori i sistemit është përgjegjës për:
- krijimin, mirëmbajtjen dhe inventarizimin e gjithë rrjetit kompjuterik dhe të pajisjeve në rrjet;
- drafton dhe përditëson LAN/WAN dokumentacionin dhe proceset;
- propozon dhe integron teknologji të reja në sistemet ekzistuese, si dhe në qendrën e shënimeve ( Data center);
-  instalon, konfiguron, përditëson dhe mirëmban software-et dhe hardware-in serverik;
 zgjidh probleme sistemore të nivelit të lartë;
- zëvendëson pajisjet hardware-ike të sistemeve dhe adreson problemet e sistemeve të TI-së;
- ndjek dhe azhurnon (përditëson) kapacitetin e sistemeve (CPU, memorie, hapësirë në disqe etj.) dhe raporton për çështje të kësaj natyre;
- instalon përditësime software-ike të software-it sistemor dhe moduleve të sigurisë, si dhe monitoron shenjat e keqpërdorimit dhe keqfunksionimit;
- bën vlerësimin, së bashku me kolegët e TI-së, lidhur me gjendjen e sistemeve të TI-së dhe propozon zgjidhje të reja, në mënyrë që të përmirësohet performansa e punës së sistemeve të TI-së.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Arsimimi i lartë në lëmin e informatikës, inxhinieringut të sistemeve të TI- së,
- System engineer- MCITP: Enterprise Administrator certificate ose ekuivalente- e domosdoshme.
- së paku 3 vjet përvojë pune në inxhinieri të sistemeve të TI-së;
- njohja e gjuhës angleze e obliguar.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të mira të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare dhe në gjuhën angleze, duke përfshirë aftësi për përpilimin e dokumenteve të ndryshme;
-	shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime;
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
-	njohuri të avancuara pune në aplikacione të teknologjisë informative dhe të komunikimit.
4. Pozita:                             Lektor për gjuhën serbe   
Referenca :	            DSHGJ-01/7-14
Koeficienti :                     C/8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:              1(një)
Mbikëqyrësi:	           Drejtori i Drejtorisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë, lektori është përgjegjës për:
-	lekturën e teksteve ligjore dhe akteve të tjera të Kuvendit në gjuhën serbe.
-	lekturën e amendamenteve, kërkesave publike dhe shkresave të tjera për Kuvendin dhe organet e tij,
-	lekturën e teksteve të përkthyera nga gjuha shqipe, angleze dhe turke në gjuhën serbe,
-	lekturën e teksteve të spastruara ligjore në gjuhën serbe, të cilat i miraton Kuvendi,
-	strukturën sintaksore dhe nivelin gjuhësor të teksteve ligjore dhe të amendamenteve që i miraton Kuvendi në gjuhë serbe,
-	kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës dhe letërsisë.
- Përvojë profesionale së paku 3 vjet, përvojë profesionale në punët e lekturës, korrekturës dhe përkthimit të legjislacionit në institucione.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme,
-	njohuri të shkëlqyeshme drejtshkrimore dhe sintaksore të gjuhës serbe,
-	aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik,
-	aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe koncize,
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
-	njohuri të mira pune me programet kompjuterike.
 5. Pozita:                               Asistent  Administrativ i Zyrës së Drejtorit   
Referenca :	            DPA-01/7-14
Referenca :	            DPL-01/7-14
Koeficienti :                     E/6
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:            2(dy)
Mbikëqyrësi:	           Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e drejtorit të përgjithshëm, nëpunësi administrativ përkujdeset për:
- evidentimin e kërkesave administrative, juridike e procedurale të adresuara drejtorit, si dhe agjendën e takimeve zyrtare,
- menaxhimin e korrespodencës, mirëmbajtjen e dokumenteve, të shënimeve dhe të regjistrave,
- përkujdesjen e punëve administrative, që i adresohen drejtorit;
- shumëzimin e materialeve dhe dokumenteve të ndryshme,
- mbajtjen e shënimeve të zyrës dhe dosjeve të referimit për çështje të ndryshme,
- kryerjen detyrave të tjera administrative, të parapara për Drejtorinë e Përgjithshme,
- mbajtjen e evidencës për ardhje-vajtjen e stafit - zyrtarëve në Drejtorinë e Përgjithshme;
- mbajtjen e shënimeve lidhur me shqyrtimin e kërkesave dhe menaxhimin e pajisjeve të punës,
- përgatitjen e shkresave për nevojat e Drejtorisë,
- Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimet dhe përvoja:
-	Arsimim i lartë në lëmin e drejtësisë, administratë publike,  
-	njohuri të punëve administrative ;
-	së paku 1 vit përvojë pune në administratë
-	njohuri të punës me kompjuter, si Word, DMS si dhe programet e tjera.
-	aftësi për të hartuar informata, njoftime, ftesa, shkresa  dhe korrespondenca të tjera.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhët zyrtare,
-	njohja e gjuhës angleze është përparësi.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493. 
Afati për konkurrim është prej 08.08.2014, deri më  22.08.2014, deri në orën 16:00. 
