Vende të lira pune
KONKURS
Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:
 KONKURS 
Për plotësimin e këtyre pozitave:
 1. Pozita:                             Lektor për gjuhën serbe   
Referenca :	            DSHGJ-01/1-16
Koeficienti :                     C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:              2(dy)
Mbikëqyrësi:	           Koordinatori i Njësisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë, lektori është përgjegjës për:
•	Lekturën e teksteve ligjore dhe akteve të tjera të Kuvendit në gjuhën serbe;
•	lekturën e amendamenteve, kërkesave publike dhe shkresave të tjera për Kuvendin dhe organet e tij;
•	lekturën e teksteve të përkthyera nga gjuha shqipe, angleze dhe turke në gjuhën serbe;
•	lekturën e teksteve të spastruara ligjore në gjuhën serbe, të cilat i miraton Kuvendi;
•	strukturën sintaksore dhe nivelin gjuhësor të teksteve ligjore dhe të amendamenteve që i miraton Kuvendi në gjuhë serbe;
•	kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
-	Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës dhe letërsisë serbe;
-	Përvojë profesionale së paku 3 vjet,  përvojë profesionale në punët e lekturës, korrekturës dhe përkthimit të legjislacionit në institucione.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme;
-	njohuri të shkëlqyeshme drejtshkrimore dhe sintaksore të gjuhës serbe,
-	aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik;
-	aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe të saktë;
-	aftësi për të punuar në baza tërësisht të paanshme politike dhe njohuri të mira pune me programet kompjuterike.
2. Pozita:	   Lektor             
 Referenca  : DÇLP- 01/1-16	     
 Koeficienti :  C/8           
 Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:     1 (një )   
 Mbikëqyrësi: Koordinatori i njësisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen  e koordinatorit të njësisë, lektori, është përgjegjës për:
•	kryerjen e detyrave në përputhje me standardet profesionale;
•	lekturën  e transkriptit  të seancës plenare;
•	lekturën e procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë dhe të  seancës plenare; 
•	lekturën e rendit të ditës të seancës plenare dhe të mbledhjes së Kryesisë;
•	lekturën e materialeve të tjera, me kërkesë të mbikëqyrësit, për nevojat e Drejtorisë;
•	Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
.
Kualifikimi dhe përvoja:
-  Diplomë fakulteti/ master  në lëmin e gjuhës dhe letërsisë shqipe;
-  Përvojë profesionale së paku 3 vjet  në lekturë dhe përkthim të legjislacionit në   
 institucione.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të lekturimit të dokumenteve të Kuvendit;
-	aftësi për të përkthyer dokumente, në përputhje me standardet gjuhësore të gjuhëve zyrtare në Kosovë;
-	aftësi për të punuar në baza tërësisht  paanshme politike;
-	njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
-	njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe serbe.
3. Pozita:	           Përkthyes nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas
 Referenca  :	DSHGJ - 01/1-16     
 Koeficienti :         C/8           
 Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:     2 (dy )   
 Mbikëqyrësi:	Koordinatori i njësisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e  Përkthyesit - Koordinatorit të Njësisë, përkthyesi është përgjegjës për:
•	përkthimin me shkrim nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas të të gjitha materialeve të Kuvendit dhe organeve te tij;
•	përkthimin simultan dhe konsekutiv nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas në seanca plenare të Kuvendit, mbledhjet e Kryesisë, mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe dëgjimet publike;
•	përkthimin e shkresave, kërkesave publike dhe parashtresave që i drejtohen Kryesisë dhe komisioneve parlamentare të Kuvendit për nevoja të Kryesisë dhe të komisioneve përkatëse; 
•	përkthimin simultan dhe konsekutiv (shqip-anglisht-shqip) në konferenca, takime dhe grupe punuese te tjera si dhe ndihmon në formulimin gjuhësor të fjalimeve në të dy gjuhët (shqip dhe anglisht);
•	Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
 -Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës  angleze;
 -Përvojë profesionale së paku 3 vjet  në përkthim të legjislacionit në institucione .
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme; 
-	aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe të saktë;
-	aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik;
-	aftësi për të punuar në baza  tërësisht të paanshme politike;
-	njohuri të mira pune me programet kompjuterike.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p. n.).
Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është   deri më  12.02.2016, deri në orën  16:00
