Vende të lira pune
Shpallje për Avancim
SHPALLJE PËR AVANCIM
1. Pozita: Drejtor i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun
Koeficienti :                       12
Kategoria Funksionale :	ND-4	
Grada :  			 4
Lloji i Pozitës:                  E karrierës,  orari i plotë
Referenca   :                     DMMP-KRK/200
 Numri i kryerësve:          Një (1)
Mbikëqyrësi:	            Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen  e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Drejtori i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun është përgjegjës për:
•	organizimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e punëve dhe përcjelljen e aktiviteteve të Kuvendit dhe organeve të tij si dhe hartimin dhe publikimin e revistës, doracakeve dhe publikimeve të tjera si dhe mirëmbajtjen, azhurnimin dhe publikimin e dokumenteve të organeve të Kuvendit në Ueb-faqe,
•	mbikëqyrjen e hartimit, redaktimit dhe publikimit të informacioneve për aktivitetet e  Kuvendit dhe organeve të tij, 
•	mbikëqyrjen e hartimit dhe publikimit e informacioneve, komunikatave për shtyp dhe informatave lidhur me aktivitetet e Kuvendit dhe organeve të tij, 
•	organizimin e konferencave për shtyp të Kuvendit dhe organeve të tij, 
•	mbikëqyrjen e mirëmbajtjes, azhurnimin dhe publikimin e dokumenteve të organeve të Kuvendit në Ueb-faqe,
•	zhvillimin dhe mbajtjen e  kontakteve të   me institucionet qeveritare dhe organizatat tjera;
•	marrëdhëniet dhe komunikimin me media për aktivitetet e Kuvendit dhe organeve të tij si dhe krijonim e qasjes më të lehtë në informacionet brenda Kuvendit;
•	mbikëqyrjen e informimit te shoqërisë civile dhe të qytetarëve për aktivitetet e Kuvendit dhe organeve të tij,
•	mbikëqyrjen e krijimit te formave efikase për informim dhe qasje të qytetarëve për punën e Kuvendit dhe organeve të tij,
•	mbikëqyrjen e hartimit dhe publikimit te revistës, doracakeve dhe publikimeve të tjera,
•	akreditimin dhe shoqërimin e përfaqësuesve te mediave për te ndjekur aktivitetet në Kuvend,
•	Kontribuon dhe	shqyrton rekomandimet	që kërkojnë vendimmarrje për nivel më të lartë;
•	Analizon dhe vlerëson proceset e rregullta të punës që	duhet	të miratohen brenda afateve të shkurtra, si dhe  baraspeshon  rekomandimet  e drejtuesve vartës,
•	mbikëqyrjen e publikimit te agjendave të Kuvendit dhe organeve të tij përmes monitorëve,
•	Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit .
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë fakulteti në lëmin e shkencave shoqërore;
•	Së paku gjashtë (6) vite përvojë pune, prej të cilave së paku tri (3) vite në menaxhim;             
•	Përvojë profesionale në gazetarinë e shkruar ose elektronike; 
•	Përvojë në menaxhimin e  redaksisë ose të zyrës për marrëdhënie me media (në ndonjë  
institucion shtetëror).
Shkathtësitë:
- Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, 
- Shkathtësi për hartimin shpejt dhe me cilësi të informatave për aktivitetet e Kuvendit,
- Qasje  fleksibile  ndaj  organizimit dhe	mbikëqyrjes së punës së drejtorisë për	
 zgjidhjen	e problemeve profesionale dhe organizative të rëndësishme  për institucionin;
- Aftësi për vlerësimin politik të situatave, 
- Aftësi të	larta komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
- Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme, 
- Aftësi për të balancim politik (jokonfliktuoz ) të shkrimeve që hartohen nga punonjës të  
 Drejtorisë për media dhe marrëdhënie me publikun,
- Integritet të lartë personal dhe profesional,
- Njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- Përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
 2.  Pozita:       		Drejtor i Drejtorisë së Personelit
Koeficienti :                       12
Kategoria Funksionale :	 ND-4	
Grada :  			  4
Lloji i Pozitës:                    E karrierës,  orari i plotë
Referenca   :                       DP-KRK/320
 Numri i kryerësve:            Një (1)
Mbikëqyrësi:	               Drejtori i Përgjithshëm për Administratë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme për Administratë, Drejtori i Drejtorisë së Personelit është përgjegjës për:
•	Menaxhimin, udhëheqjen, koordinimin, mbikëqyrjen dhe mbështetjen e të gjitha aktiviteteve/punëve në Drejtorinë e Personelit,
•	planifikimin  strategjik të  burimeve njerëzore sa i përket kërkesave për nevojat e stafit, në kuptim të numrit, kualifikimit, përvojës dhe aftësive, si dhe të ndihmojë udhëheqësit e njësive organizative në përgatitjen e përshkrimeve të punës,
•	mbikëqyrjen e zbatimit  të procedurave të rekrutimit, kontratave, punës provuese, vlerësimit, avancimit, zëvendësimit dhe caktimit në pozitë tjetër, përfundimin e punësimit dhe pensionimit,
•	mbikëqyrjen dhe monitorimin, shpalljen dhe përcjelljen e realizimit të konkursit për zyrtarët që zgjedhën dhe emërohen,
•	zbatimin e procedurave  të kontratave për kategori të punësuarve, të stafit civil, politik dhe bashkëpunëtorëve të grupeve parlamentare,
•	mbikëqyrjen  e vlerësimeve individuale vjetore dhe periodike të përmbushjes së detyrave të stafit të Administratës,
•	mbikëqyrjen e procedurave për zhvillimin e karrierës, promovimit dhe të trajnimeve,
•	Siguron dhe cakton zyrtarin që do te mbështet punën e komisionit disiplinor dhe të ankesave,
•	bashkëpunim me udhëheqësit e njësive organizative për respektimin e kodit të mirësjelljes dhe veshmbathjes,
•	Në bazë të  kërkesave të njësive sipas rekomandimit të mbikëqyrësit  nënshkruan marrëveshjet e veçanta - kontratat e shkurtra,  
•	Nënshkruan vendimet për lejimin e  pushimit  vjetor dhe  të lehonisë ,
•	Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë Fakulteti: Jurist i diplomuar / master i drejtësisë; 
•	Së paku gjashtë (6) vite përvojë pune, prej të cilave së paku tri (3) vite në menaxhim.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme hartimit të dokumenteve të ndryshme,
-	aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik,
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
-	aftësi për t'i kuptuar dhe zgjidhur drejtë detyrat e personelit, 
-	shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime
-	shkathtësi të shkëlqyeshme të udhëheqjes
-	njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
-	 përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës ofron mundësi të barabarta për avancim dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e punësimit, si e drejtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në Drejtorinë e Personelit, zyra N-217, kati i II-të. Formulari  zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, për specializimin, për kurset e ndjekura, për përvojën e punës, kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në Drejtorinë e Personelit, zyra N -217, kati i II-të,  ose i skenuar, në email adresën: personeli.krk@assembly-kosova.org.
Për informata shtesë mund të telefononi në këta numra të telefonit: 10-494 dhe 10-490.
Afati për konkurrim është prej datës 8 shtator 2017 e deri më datën 15 shtator 2017, në orën 16:00.
