Vende të lira pune
SHPALLJE-Për angazhim të përkohshëm
Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, neni 12.4 (Ligji Nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit  publikon këtë :
 
 SHPALLJE 
Për emërim të përkohshëm:
Pozita:			Asistent/e   administrativ/e në zyrën e Sekretarit 
Paga mujore :	Ekuivalent me Gradën  E/6                                      
Kohëzgjatja: Emërim me kohë të caktuar (1.7.2015 -15.11.2015)   - "Marrëveshje për shërbime të veçanta"                                              
Mbikëqyrësi:	Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, nëpunësi  është përgjegjës për:
•	Mbajtjen e agjendës së takimeve zyrtare, dhe përgatitjen e dokumenteve të punës dhe  kërkesave administrative dhe procedurale të adresuara Sekretarit të Përgjithshëm;
•	Menaxhimin e korrespodencës, mirëmbajtjen e dokumenteve, shënimeve dhe të regjistrave;
•	Të njoftuar sekretarin për agjendën e takimeve të komisioneve parlamentare, Kryesisë dhe seancës plenare;
•	Mbajtjen shënimeve të zyrës dhe dosjet e referimit për çështje të ndryshme;
•	Kryerjen edhe të punëve tjera, lidhur me fushëveprimin e zyrës, sipas kërkesës së mbikëqyrësit .
Kualifikimet dhe përvoja:
•	Diplomë  e nivelit baçelor  në  lëmin e juridikut; 
•	Përvojë profesionale  së paku  1 (një) vit;, 
•	Njohuri të plotë të procedurave të administratës dhe sekretarisë së zyrës;
•	Njohuri të punës me kompjuter si Word, DMS , dhe programe  tjera.
 Shkathtësitë:
-	Aftësi për të punuar dhe komunikuar me autoritete të brendshme dhe të jashtme në fushën përkatëse të përgjegjësisë;
-	Aftësi për të hartuar informatë, njoftime, ftesa, shkresa  dhe korrespondencë tjetër,
-	Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
-	Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493. 
 
Afati për paraqitje  është prej 19.6.2015, deri më 26.6.2015, deri në orën 16:00.
