Lajmet e fundit
Të hënën Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë
, 13.09.2019
Të hënën, më 16 shtator 2019, nën moton "Pjesëmarrja", për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.
AGJENDA
09:30      Dyert e hapura të Kuvendit
 
10:00      Hapja - mirëseardhje
 Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit
 (holli i Kuvendit)
10:10      Prezantimi i ueb-faqes së re të Kuvendit të Kosovës
 Vullnet Kabashi, drejtor i Drejtorisë për Teknologji Informative / anëtar                 i Forumit për Transparencë
 (holli i Kuvendit)
10:30      Kabina e Transparencës (video - porosi)
 (oborri i Kuvendit)
 
10:40       Ekspozitë e foto-sesionit me temën "Pjesëmarrja"               
 (oborri i Kuvendit)
10:50       Hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile
 Punëtoritë për demokraci
 (oborri i Kuvendit)
11:30      Kuizi i Demokracisë
 (holli i Kuvendit)
13:30       Debat publik "Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend"
 (salla 405)
13:30 - 13:40    Fjalë hyrëse
Ismet Krasniqi - Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës
 Alexander Chavarria, Drejtor - NDI
 
 
13:40 - 14:20    Prezantimi i Strategjisë për Informim dheKomunikim
 Musli Krasniqi, Drejtor i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie                             me Publikun / Kuvendi i Kosovës
 
 Hapja dhe Qasja e Kuvendit të Kosovës në krahasim me rajonin                             Blerina Ramaj, Menaxhere e Projektit ActionSEE, Open Data
Kosova
 
 
14:20 - 14:30   Transparenca dhe komunikimi,
 Besnik Vasolli- Udhëheqës i komponentës për komunikim- GIZ,                                  BnS EUROPE&KLSC 
 
 
14:30 - 14:50   Shembuj: Hapja e të dhënave në nivel komunal
 Jetmir Bakija, Menaxher i Programit Democracy Plus
 
 
14:30- 15:00    Diskutime
 
 
Moderatore: Shqipe Krasniqi, zyrtare për koordinim dhe planifikim strategjik- Kuvendi i Kosovës
 
Pjesëmarrësit: Përfaqësues të OJQ-ve nga Forumi për Transparencë i Kuvendit, media dhe organizata ndërkombëtare
 
					