Takimet e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhja e Kryesisë me kryetarët e GP
, 29.09.2008 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 23 shtator 2008.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancë plenare më____ tetor 2008:
2.1 Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme;
2.2 Koha për pyetje parlamentare;
2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Masat Antidamping;
2.4 Shqyrtimi i Rekomandimit për amendamentimin e Ligjit nr. 02/L-119 për Letërnjoftimin;
2.5 Shqyrtimi i Rekomandimit për amendamentimin e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit nr. 2003/9 për kooperativat e bujqve.
3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandimeve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i mocionit për shmangie nga rregullat për procedimin e ligjeve te pashpallura;
3.2 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media në lidhje me nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për RTK-në;
3.3 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media lidhur me rishqyrtimin e Ligjit për Statusin Civil;
3.4 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji lidhur me vendimin e Qeverisë për dhënien në shfrytëzim të objektit të Institutit të Historisë për nevojat e Bibliotekës Kombëtare;
3.5 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energji, Transport e Telekomunikacion lidhur me Propozimvendimin e Qeverisë për emërimin e dy anëtarëve në Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë;
3.6 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen në parkun nacional “ Malet e Sharrit” dhe në fshatin turistik në Prevallë;
3.7 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen në pyjet e Deçanit;
3.8 Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë;
3.9 Shqyrtimi i kërkesës së Zyrës Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina për emërimin e drejtorit dhe të zëvendës drejtorit të saj.