Takimet e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhja e Kryesisë
, 13.01.2009 10:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 23 dhjetor 2008.
2. Përgatitjet për seancën plenare të radhës më __ janar 2009:
2.1 Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme;
2.2 Koha për pyetje parlamentare;
2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Biocide;
2.4 Rishqyrtimi i Ligjit për Gjendjen Civile, /sipas procedurës së veçantë/;
2.5 Rishqyrtimi i Ligjit për Ndërprerjen e Shtatzënisë, / i kthyer nga presidenti/;
2.6 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për legjislacion lidhur me emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.
3. Shqyrtimi i mocioneve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i propozim-Vendimit të Qeverisë për Projektstrategjinë kundër korrupsionit 2009/2011;
3.2 Shqyrtimi i mocionit të nëntë deputetëve për te udhëzuar Qeverinë për hartimin e Projektligjit për sigurimin pensional dhe invalidor;
3.3 Shqyrtimi i mocionit të gjashtë deputetëve për te udhëzuar Qeverinë për hartimin e Projektligjit kundër dhunës ne familje;
3.4 Shqyrtimi i Raportit të tremujorit mbi aktivitetet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2008.
4. Të ndryshme:
4.1 Njoftimi për dorëheqje te z. Sejdi Rexhepi , anëtar i Bordit te Komisionit Rregullativ te Prokurimit Publik te Kosovës;
4.2 Shqyrtimi i kërkesës së gjashtë deputetëve për formimin e Grupit parlamentar “Zajedno”;
4.3 Njoftimi nga deputeti SKMS Dragiša Miriæ për tërheqje nga GP SLS, dhe bashkëngjitje në Klubin “Zajedno”;
4.4 Njoftimi nga deputeti ND Branislav Grbiæ për tërheqje nga GP SLS. dhe bashkëngjitje në Klubin “Zajedno”.