Takimet e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhja e Kryesisë
, 03.02.2009 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 27 janar 2008.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshëm plenare më 12 shkurt 2009:
2.1 Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme;
2.2 Koha për pyetje parlamentare;
2.3 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit;
2.4 Rishqyrtimi i Ligjit për Avokatinë nr.03/L-117 (i kthyer nga Presidenti);
2.5 Rishqyrtimi i Ligjit për lirinë e asocimit në organizatat joqeveritare nr. 03/L- 134 (sipas procedurës së veçantë);
2.6 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim te konformitetit.
3 Shqyrtimi i mocioneve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të AAK-së për të debatuar në seancën e ardhshme lidhur me vendimin e Presidentit të Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare;
3.2 Shqyrtimi i Mocionit të gjashtë (6) deputetëve lidhur me nismën për ndryshmin e Ligjit për Fondin pensional të Kosovës nr.03/L-084.