Takimet e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhja e Kryesisë
, 19.05.2009 11:00
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Kryesisë, të mbajtur më 13 dhe 14 maj 2009.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më ___maj 2009:
2.1. Miratimi i Procesverbalit të seancës së mëparshme;
2.2. Koha për pyetje parlamentare;
2.3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimi civil të Republikës së Kosovës;
2.4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat e Shërbimit civil;
2.5. Shqyrtimi i Parë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës;
2.6. Shqyrtimi i Parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Numër 2003/15 për skemën sociale në Kosovë;
2.7. Shqyrtimi i Raportit të Rregullatorit për Ujërat e Zeza dhe Mbeturinat.
3. Shqyrtimi i mocioneve dhe kërkesave:
3.1. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Projekt-Rregulloren e Kuvendit;
3.2. Shqyrtimi i Raportit financiar të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2008;
3.3. Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të LDD-ës për të debatuar për gjendjen tregtare në vend dhe raportet tregtare të Kosovës me shtetet tjera;
3.4. Shqyrtimi i Propozimit të deputetit Emrush Xhemajli, i mbështetur nga disa deputetë, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Numër 02/L-2 për statusin dhe të drejtat e familjeve dhe dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe pjesëtarëve të UÇK-ës dhe familjeve të viktimave civile të luftës;
3.5. Shqyrtimi i kërkesës së Kryesisë së Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës, për themelimin e çmimit “Konferenca e Bujanit”;
3.6. Shqyrtimi i kërkesës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-ës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare;
3.7. Shqyrtimi i propozimit të Grupit Parlamentar 7+ për ndërrimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit nga radha e komunitetit joshqiptar dhe joserb;
3.8. Rishqyrtimi i kërkesës së Shoqërisë Civile për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Numër 03-L-040 për vetëqeverisjen lokale;
3.9. Shqyrtimi i kërkesës së Shoqërisë Civile (BIRN) për regjistrimin audiovizuel të seancave plenare;
3.10 Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të buxhetit të Kuvendit për vitin 2008.