Takimet e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë




, 14.07.2009 11:00




Rendi i ditës

1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 7 korrik 2009.

2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më _____korrik 2009:
2.1 Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme;
2.2 Koha për pyetje parlamentare;
2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja;
2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për financimin e programeve të veçanta të banimit;
2.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale;
2.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për përcaktimin e të drejtave dhe mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara (me datë 23 korrik 2009 i plotëson kushtet për shqyrtim të parë);
2.7 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë (me datë 23 korrik 2009 i plotëson kushtet për shqyrtim të parë);
2.8 Shqyrtimi i Raportit të audituar të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe Pasqyrave Financiare për vitin 2008, (Komisioni për Buxhet dhe Financa ka rekomanduar që të ftohet Kryesuesi i Bordit të Trustit për raportim në Kuvend);
2.9 Debat lidhur me gjendjen në Radio Televizionin e Kosovës, sipas kërkesës së një grupi të deputetëve;
2.10 Shqyrtimi Rekomandimit të Komisioni Parlamentar Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës nga komuniteti serb;
2.11 Propozimi i Grupit Parlamentar “7+” për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Legjislacion dhe Gjyqësi.

3. Shqyrtimi i mocioneve, rekomandimeve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi Rekomandimeve të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Planin e Veprimit të Kuvendit të Kosovës për sfidat e Raportit të Komisionit Evropian për progresin në Kosovë;
3.2 Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillimi Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësionr lidhur me propozimvendimin e Qeverisë së Kosovës për shpalljen e hapësirës si zonë me interes të veçantë ekonomik për ndërtimin e “Hidrocentralit Zhur”;
3.3 Shqyrtimi i kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, përkrahur nga dymbëdhjetë deputetë (12) për të debatuar në seancën e radhës lidhur me Lirinë e Medies në Kosovë;
3.4 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me nxjerrjen e Urdhëresës Administrative nga Qeveria e Kosovës për zbatimin e Ligjit për qasje në dokumentet zyrtare;
3.5 Shqyrtimi i Propozivendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me propozimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit të Kosovës;
3.6 Shqyrtimi i kërkesës së Partisë Shqiptare Demokristiane për ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi i përbashkët me LDD-në.