Takimet e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhja e Kryesisë
, 08.09.2009 13:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 28 korrik 2009.
2. Propozimi i rendi te ditës për seancën e ardhshme më ____ shtator 2009:
2.1 Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme;
2.2 Koha për pyetje parlamentare;
2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës;
2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës;
2.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat e nëpunësve civil;
2.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për turizmin dhe shërbimet turistike;
2.7 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 03/L-128 për auditimin e brendshëm;
2.8 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike;
2.9 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për armët;
2.10 Shqyrtimi i Propozimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit;
2.11 Debat lidhur me Lirinë e medias në Kosovë, sipas kërkesës së grupit të deputetëve.
3. Shqyrtimi i mocioneve dhe rekomandimeve:
3.1 Shqyrtimi i kërkesës për kompensimin e mëditjeve të udhëtimit zyrtar në Hungari.
4. Të ndryshme:
4.1 Njoftimi me komentin e deputetit Naim Rrustemi lidhur me konfliktin e interesit të deputetit;
4.2 Njoftimi i deputetit Vladimir Todoroviæ për t’iu bashkangjitur Grupit Parlamentar të SLS-së.