Takimet e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë




, 31.08.2010 11:00




R e n d i i d i t ë s

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 20 dhe 23 korrik 2010.

2. Propozimi i rendit të ditës për mbledhjen plenare të radhës, më _________ shtator 2010:

1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin Policor të Kosovës;
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tregtinë e mallrave strategjike;
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e Natyrës;
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ish- të burgosurit politik;
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Transmetimin;
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Prokurimin Publik;
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre;
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Regjistrimin e Popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave;
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Aspektet Civile të Rrëmbimit ndërkombëtar të femijëve;
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për prodhimin,grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit;
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dizajnin industrial;
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Markat Tregtare;
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës;
14. Shqyrtimi i Raportit të dytë të Progresit për Planin e Veprimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për vitin 2010;
15. Shqyrtimi i Raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, për vitin 2009;
16. Interpelanca e Kryeministrit, Hashim Thaçi, sipas kërkesës së deputetit Emrush Xhemajli, të mbështetur edhe nga disa deputetë të tjerë.

3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandime dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i Projekt-Planit Hapësinor të Kosovës 2010-2020;
3.2 Shqyrtimi i Raportit gjashtëmujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2010;
3.3 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, lidhur me rastin “Kiqina”;
3.4 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit lidhur me rishikimin e mënyrës së votimit të amendamenteve të Komisionit Funksional dhe të amendamenteve alternative, si dhe të kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe për pyetje parlamentare;
3.5 Kërkesa e Parlamentit Evropian për dërgimin e katër deputetëve dhe të dy zyrtarëve të stafit civil për të marrë pjesë në Seminarin, me temën: “Reformat e Administratës Publike dhe Gjyqësori”, që do të mbahet në Bruksel, më 29-30 shtator 2010;
3.6 Kërkesa e deputetit Numan Baliq për t’u përfaqësuar në Kryesinë e Kuvendit, si dhe lejimin e një vozitësi personal atij;
3.7 Propozimi i Gjykatës supreme te Republikës se Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve të Bordit të Mediave për Ankesa;
3.8 Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës lidhur me vendimin për vazhdimin e masës së përkohshme për mënyrën e pagesës së parapagimit për Radio Televizionin e Kosovës;
3.9 Njoftimi i Grupit Parlamentar “7+” për ndërrimin e anëtareve në komisionet parlamentare;
3.10 Njoftimi i Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit lidhur me kërkesën e përfaqësuesit të Partisë LSDP-së, për heqjen e mandatit të deputetit, Dragan Dimiq.