Takimet e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhje e Kryesisë




, 26.06.2006 09:00




RENDI I DITËS

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me 25 e 30 maj dhe 12 qershor 2006.

2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare me 29 qershor 2006:
2.1. Miratimi i rendit të ditës,
2.2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të mbajtur me 15 qershor 2006,
2.3. Pyetjet e deputetëve për Qeverinë,
2.4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Peshkatarinë dhe Akuakulturë
2.5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Prokurimin Publik në Kosovë,
2.6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik,
2.7. Shqyrtimi i Raportit lidhur me vërejtjet e zyrës ligjore të UNMIK-ut në Ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta nr. 2004/45 miratuar me 27.09.2004,
2.8. Shqyrtimi i raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2005.

3. Shqyrtimi i kërkesave
3.1 Shqyrtimi i Propozimit për Shpallje publike për pozitën e Avokatit të Popullit dhe të Zëvendësit kryesor,
3.2 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe për kthim “Iniciativa për një vizitë zyrtare në një nga parlamentet shumë nacionale,
3.3 Shqyrtimi i kërkesës së Këshillit të Agjensionit kundër korrupsionit për bartjen e shpenzimeve për përsëritjen e konkursit, .
3.4 Shqyrtimi i njoftimit të Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim për emërimin e anëtarëve të nën komisionit.
3.5 Shqyrtimi i informatës për pagat e Anëtarëve të Këshillave të Agjencive dhe të Komisionit rregullativ të prokurimit public,
3.6 Shqyrtimi i kërkesës së shefit të GP të LDK-së,Alush Gashi për vizitë zyrtare në Selanik,
3.7 Shqyrtimi i kërkesës së deputeteve të LDK-së, Samije Zeqiraj dhe Gjylshen Berisha, për vizitë zyrtare në Athinë,
3.8 Shqyrtimi i kërkesës së shefes tëGP të AAK-së,Gjylnaze Syla për vizitë zyrtare në Athinë,
3.9 Shqyrtimi i Kërkesës së deputetit të AAK-së, Mazllom Kumnova për vizitë zyrtare në Maqedoni,
3.10 Shqyrtimi i kërkesës së Jusuf Nikçit, për përfshirje në vendimin e shpenzimeve për telefon dhe shpenzime të bufesë,
3.11 Shqyrtimi i kërkesës së Burim Latifit, për lejimin e shpenzimeve të telefonit mobil,
3.12 Shqyrtimi i kërkesës së asistentëve të anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për lejimin e shpenzimeve të telefonave mobil,
3.13 Shqyrtimi i kërkesës së shërbimit të protokollit për lejimin e shpenzimeve për telefonit mobil,
3.14 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Ferid Agani për kompensim të pjesës shtesë si kryetar i G/P Për Integrim.