Takimet e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhje e Kryesisë




, 19.07.2006 09:00




RENDI I DITËS

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës me 27 korrik 2006:
2.1 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për trashëgimin kulturore.
2.2 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin e Ligjit Nr. 2004/5 për tregti me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë.
2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për zonat e lira industriale.
2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parqet nacionale.
2.5 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ushqim,
2.6 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për përdorimin e gjuhëve
2.7 Shqyrtimi i propozimeve nga G/P për emërimin e anëtarit në Këshillin e KPM-së.

3. Shqyrtimi i kërkesave
3.1 Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Energjetikë, Miniera, Transport e Telekominacion. Lidhur me raportin e ART-së për punën një vjeçare 2005,
3.2 Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë për emërimin e kryesuesit të Bordit të Rregullatorit të Energjisë,
3.3 Shqyrtimi i mendimit të Zyrës ligjore të UNMIK-ut lidhur me emërimin e Zëvendësministrit të Drejtësisë,
3.4 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për buxhet dhe financa për rialokim të mjeteve financiare,
3.5 Shqyrtimi i mocionit të GP për Integrim lidhur me procedimin e Ligjit për ndërprerjen e shtatëzanisë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës me 13 korrik 2006.
3.6 Shqyrtimi i njoftimit të GP për Integrim për ndërrimin e Shefit të GP për Integrim.
3.7 Shqyrtimi i kërkesës për pajisje të zyrave,
3.8 Shqyrtimi i kërkesës së kabinetit të kryetarit të Kuvendit, për kompensim për udhëtimin zyrtar në Selanik me 10 qershor 2006,
3.9 Shqyrtimi i kërkesës së kabinetit të kryetarit të Kuvendit, për udhëtim zyrtar në Shqipëri me 10 korrik 2006.
3.10 Shqyrtimi i kërkesës së shefes së GP të AAK-së, Gjylnaze Syla për vizitë zyrtare në Bruksel me 09 korrik 2006.
3.11 Shqyrtimi i kërkesës së shefes së GP ORA, Teuta Sahatqiu për udhëtim zyrtar në Kroaci me 17 korrik 2006.
3.12 Shqyrtimi i kërkesës së shefes së GP ORA, Teuta Sahatqiu për udhëtim zyrtar në Bruksel me 8 korrik 2006.
3.13 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Nazim Jashari për udhëtim zyrtar në Maqedoni me 17 maj 2006.
3.14 Shqyrtimi i kërkesës së deputetëve, Hydajet Hyseni, Sanije Aliaj, Husnija Beshkovic dhe Flora Brovina dhe vozitësi Besim Krasniqi për udhëtim zyrtar ne Shqipëri, me 06 korrik 2006.
3.15 Shqyrtimi i tri kërkesave të deputetit Hydajet Hyseni për vizitë zyrtare ne Slloveni (20 prill 2006), Maqedoni (17 maj 2006) dhe BiH (31 maj 2006).
3.16 Shqyrtimi i kërkesës së deputetes Shpresa Murati për udhëtim zyrtar në Strasburg me 10 korrik 2006.
3.17 Shqyrtimi i kërkesës së Shefit të GP të Listës Serbe për KM, Rangjel Nojkiq për kompensim në të ardhura si shef i GP për LS për KM.
3.18 Shqyrtimi i kërkesës së Shefit të GP të Listës Serbe për KM, Rangjel Nojkiq për udhëtim zyrtar në BiH me 31 maj 2006.
3.19 Shqyrtimi i kërkesës së GP të Listës Serbe për KM për udhëtim zyrtar në Shqipëri me 26 mars 2006.
3.20 Shqyrtimi i kërkesës GP. ORA,per deputetet Nazim Jashari, Fatmire Kollqaku, Genc Gorani. udhëtim zyrtar në Shkup. 20 korrik 2006.
3.21 Shqyrtimi i kërkesës së dy nënpunseve te sektorit të personelit për udhëtim zyrtar në Bruksel,
3.22 Shqyrtimi i kërkesës së GP 6+ për udhëtim zyrtar Dzezair Murati dhe Mahir Yakcilar në Maqedoni me 20.07.2006.
3.23 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Xhavit Bislimi lidhur me shpërndarjen e materialeve,
3.24 Shqyrtimi i informates për shpenzimet e telefonis fikse.