Takimet e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhje e Kryesisë
, 11.09.2006 15:00
REND DITE
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me 25 gusht 2006
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare me 14 shtator 2006,
2.1. Miratimi i rendit të ditës,
2.2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare me 31 gusht 2006,
2.3. Interpelanca e kryeministrit të Kosovës në kërkesë të Grupit parlamentar të PDK-së,
2.4. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit për punën njëvjeçare 2005 (përfundim i S/P me 27 korrik 2006, në Kuvend duhet të raportoj edhe kryesuesi i ART-së ),
2.5. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për gatishmëri dhe emergjencë, pas përfundimit të Projektit të trajnimit për marrjen e kompetencave të kontrollit parlamentar në fushën e sigurisë / sipas përfundimit nga mbledhja e Kryesisë me 25 gusht 2006/,
2.6. Shqyrtimi i Rekomandimit të Panelit të veçantë lidhur me mocionin në Ligjin për përdorimin e gjuhëve /pritet raporti i panelit/.
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe kërkesave
3.1. Shqyrtimi i Projektbuxhetit të Kuvendit të Kosovës për vitin 2007 /sipas përfundimit të Kryesisë me 26 korrik 2006/,
3.2. Shqyrtimi i kërkesës së deputetes Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe G/P ”Për Integrim” për interpretimin juridik të Vendimit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për emërimin e një anëtari të këtij Komisioni në Komisionin Ndërministror për Shëndetësi,
3.3. Shqyrtimi i kërkesës së GP “ Për Integrim”për rishqyrtimin e Vendimit të Kryesisë së Kuvendit për ndarjen e hapësirave punuese në ndërtesën e Kuvendit,
3.4. Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Zylfi Merxha për ndarjen e zyrës,
3.5. Shqyrtimi i kërkesës së SHGP të LDK-së Alush Gashi për kompensim të mëditjeve,
3.6. Shqyrtimi i kërkesës së G/P të LDK-së: për kompensim të mëditjeve për deputetët Januz Kastrati, Lutfi Zharku dhe Rudina Bukoshi.
3.7. Shqyrtimi i kërkesës për parapagim për qasje në faqen e internetit të Agjencisë “Kosovalive” dhe “Kosovapress”.
4. Të ndryshme
4.1. Njohimi lidhur me veprimet për implementim të Vendimit të Kuvendit lidhur me Objektin “Grmija”,
4.2. Njoftimi me Raportin e Audtimit të jashtëm për Kuvendin.
4.3. Njoftimi me Vendimin e kryeministrit, për emërimin e anëtarit të Panelit për Ligjin për përdorimin e gjuhëve,
4.4. Njoftimi lidhur me propozimin të GP 6+ për emërimin e Mahir Yagcilar anëtarë të Panelit për Ligjin për përdorimin e Gjuhëve,
4.5. Njoftimi lidhur me propozimin të GP “ Për Integrim”për emërimin e Ferid Agani anëtarë të Panelit për Ligjin për Ndërprerjen e Shtatëzanisë,
4.6. Njoftimi me përgjigjen e MEF-it lidhur me kërkesën për shtesën e përkohshme për administratën e Kuvendit.