Takimet e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhje e Kryesisë




, 03.10.2006 12:00




REND DITE

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e Kryesisë më 11 dhe 14 shtator 2006

2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më dt.__tetor 2006,
2.1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/17 për prokurim publik në Kosovë,
2.2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/49 për patentim,
2.3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transfuzionin e gjakut, kontrollin e gjakut dhe produkteve të tij,
2.4. Shqyrtimi i parë Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
2.5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pajisjet nen presion,
2.6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për trashëgiminë kulturore,
2.7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për hulumtimet gjeologjike,
2.8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues,
2.9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për peshkatari dhe aquakulturë,
2.10 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për naftë dhe derivatet e saj–nr. 2004/5

3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe kërkesave:
3.1. Shqyrtimi i kërkesës së z. Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë, për ta radhitur në rend dite të seancës plenare çështjen e sigurisë në vend,
3.2. Shqyrtimi i kërkesës së GP i Partisë Reformiste ORA për ta ftuar në Interpelancë ministrin e Shëndetësisë z. Sadik Idrizi,
3.3. Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për buxhet dhe financa për buxhetin e Kuvendit të Kosovës për vitin fiskal 2007,
3.4. Shqyrtimi i shfrytëzimit të mjeteve për investime kapitale për vitin 2006,
3.5. Shqyrtimi i kërkesës së GP Për Integrim për shkelje procedurale në seancën e Kuvendit të 6 shtatorit 2006,
3.6. Shqyrtimi i konkluzionit të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media lidhur me pengesat për zbatimin e Ligjit për kadastër nr.2003/25.