Takimet e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhje e Kryesisë
, 16.10.2006 14:00
REND DITE
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë të 3 tetorit 2006,
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më 19 tetor 2006:
2.1. Shqyrtimi i gjendjes së sigurisë në Kosovë,
2.2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në vlerën e shtuar në Kosovë,
2.3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor,
2.4. Interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, z.Sadik Idriz, sipas kërkesës të G/P-ORA,
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
3.1. Shqyrtimi i propozimvendimit për formimin e Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës,
3.2. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me raportin e Zyrës së Auditorit Gjeneral për të gjeturat faktike në Kuvendin e Kosovës,
3.3. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Çështje Sociale,
3.4. Shqyrtimi i raportit për shpenzimet buxhetore për tremujorin e tretë të vitit 2006 të Kuvendit të Kosovës,
3.5. Shqyrtimi i Propozim Rregullores për përdorimin e automjeteve të Kuvendit,
3.6. Shqyrtimi i kërkesës të shtatë (7) deputetëve për inicimin e procedurës për shpalljen e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës,
3.7. Shqyrtimi i kërkesës të subjekteve politike dhe të shoqatave të Gjilanit dhe të Vitisë për organizimin e referendumit për statusin politik të Kosovës.