Takimet e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhje e Kryesisë




, 09.11.2006 14:00




REND DITE

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë me 16 tetor dhe 24 tetor 2006,

2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më __nëntor 2006,
2.1. Miratimi i rendit të ditës,
2.2. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të mbajtura me 19 e 20 tetor, me 27 tetor dhe seancës plenare me 3 nëntor 2006,
2.3. Koha për pyetjet e deputetëve,
2.4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Auditimin e brendshëm,
2.5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shndërrimin e poseduesve të palujtshmërive private në pronar,
2.6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për noterinë,
2.7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për punë.

3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
3.1. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për çështje gjyqësore, legjislacion dhe kornizë kushtetuese lidhur me listën e kandidatëve të propozuar për pozitën e Avokatit të popullit dhe zëvendësit të Avokatit të popullit (për seancë plenare),
3.2. Shqyrtimi i kërkesës së G/P-ORA për radhitje në rend dite të seancës plenare, Rezoluta për inicimin e procedurës për zgjedhjen e simboleve shtetërore të Kosovës (për seancë plenare),
3.3. Propozimi i G/P-ORA për futje në rend dite Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Shëndetësi lidhur me monitorimin në zbatimin e Ligjit për shëndetësi (për seance plenare),
3.4. Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për pagat e bordeve të organeve të themeluara me vendim të Kuvendit të Kosovës,
3.5. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për arsim, për lejimin e nismës për hartimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm ligji nr. 2002/2,
3.6. Shqyrtimi i përgjigjes së Qeverisë lidhur me Mocionin e Grupit Parlamentar Për Integrim në Ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë,
3.7. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për zbatimin e vendimit të Kryesisë së Kuvendit të datës 01.11.2005,
3.8. Shqyrtimi i peticionit të qytetarëve të Gjilanit kundër decentralizimit në baza etnike,
3.9. Shqyrtimi i peticionit të partive dhe shoqatave të Komunës së Vitisë kundër decentralizimit.