Takimet e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhje e Kryesisë
, 24.11.2006 13:00
REND DITE
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë të ___ nëntorit 2006,
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të 30 nëntorit 2006:
2.1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për memorialin e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova,
2.2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2007,
2.3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndihmën shtetërore,
2.4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për bletari,
2.5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,
2.6. Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ( për zëvendësin kryesor të tij priten të bëhen konsultimet, sipas vendimit të seancës),
2.7. Shqyrtimi i dyte i PL për mbrojtjen e bimëve,
2.8. Shqyrtimi i dyte i PL për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2004/49 për patentim,
2.9 Shqyrtimi i dyte i PL për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri dhe
2.10 Shqyrtimi i dyte i PL për pajisje nën presion.
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
3.1. Shqyrtimi i raportit për shpenzimet buxhetore për 9-të mujorin e 2006,
3.2. Shqyrtimi i propozim Rregullores për përdorimin e automjeteve zyrtare të Kuvendit të Kosovës,
3.3. Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së që në seancën plenare të radhës të debatohet për Raportin e Komisionit Evropian për Çështjen e Kosovës,
3.4. Shqyrtimi i kërkesës së Grupi Parlamentar të PDK-së që në seancën plenare të radhës të debatohet për krimet e bëra (në Kosovë) nga sistemi komunist prej vitit 1945 deri më 1999,
3.5. Shqyrtimi i kërkesës së Grupi Parlamentar të PDK-së që në seancën plenare të radhës të debatohet për gjendjen energjetike në Kosovë,
3.6. Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për Bujqësi për ta radhitur në rend dite të seancës plenare të radhës shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ushqim,
3.7. Shqyrtimi i propozimit të deputetit Ramadan Kelmendi që Kuvendi i Kosovës të nxjerr Deklaratë për lagjet veriore të Mitrovicës,
3.8. Shqyrtimi i kërkesë së Grupit Parlamentar për Integrim për ta diskutuar në seancën plenare të radhës vendimin për shtyrjen e zgjidhjes së statusit politik të Kosovës.