Takimet e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhje e Kryesisë




, 11.12.2006 12:00




REND DITE

1. Miratimi i rendit të ditës,

2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë të 24 nëntorit2006,

3. Propozimi i rendit të ditës për séancën plenare të radhës më____ dhjetor 2006:
3.1 Miratimi i rendit të ditës,
3.2 Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të 30 nëntorit 2006,
3.3 Koha për pyetje parlamentare,
3.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për memorialin e ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova,
3.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndihmën shtetërore,
3.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
3.7 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për bletari,
3.8 Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese për emërimin e Avokatit të Popullit (për emërimin e zëvendësit të tij kryesor, sipas përfundimit të Kuvendit është dashur të bëhen konsultime shtesë),
3.9 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pajisje nën presion,
3.10 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patentim,
3.11 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe
3.12 Shqyrtimi i Projektplanit Hapësinor të Kosovës 2005-2015

4. Shqyrtimi i rekomandimeve i kërkesave:
4.1 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së që në seancën plenare të radhës të debatohet për raportin e Komisionit Evropian për Çështjen e Kosovës,
4.2 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së që në seancën plenare të radhës të debatohet për krimet e bëra (në Kosovë) nga sistemi komunist prej vitit 1945 deri 1999,
4.3 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së që në seancën plenare të radhës të debatohet për gjendjen energjetike në Kosovë,
4.4 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar për Integrim që në seancën e radhës të debatohet lidhur me shtyrjen e vendimit për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës.