Takimet e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhje e Kryesisë




, 07.05.2007 14:00




REND DITE

Pjesa e parë (Kryesia me shefat e G/P)

I. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:
1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e kaluar,
2. Koha për pyetje dhe përgjigje,/15 pyetje nga seanca e kaluar/,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,
5. Shqyrtimi i raportit një vjeçar mbi punën e Qeverisë (shpërndarë deputetëve me 15 shkurt 2007),
6. Shqyrtimi i raportit financiar të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për shpenzimet e vitit 2006 (shpërndarë deputetëve me 13 prill 2007),
7. Debat për arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë,
8. Debat për Rininë në Kosovë,
9. Debat lidhur me ndryshimin e tarifave dhe politikat në sektorin e energjisë,
10. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion për emërimin e anëtarëve të Komisionit kosovar të konkurrencës,
11. Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor për themelimin e Këshillit të Kosovës për ujërat,
12. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për çështje gjyqësore, legjislacion dhe kornizë kushtetuese që Projektligji për ndërmjetësimin ti kthehet Qeverisë në ripunim.

Pjesa e dytë (Kryesia)

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Kryesisë me 10, 23 dhe 25 prill 2007,

II. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
1. Shqyrtimi i kërkesës së GP–ORA, për ta ftuar në Interpelancë Kryeministrin Agim Çeku,
2. Shqyrtimi i kërkesës së GP–PDK, për ta ftuar në Interpelancë Ministrin e Energjetikës dhe Minierave, z. Et’hem Çeku,
3. Shqyrtimi kërkesës së deputeti Ramadan Kelmendi për ta vendosur në rend të ditës Debati lidhur me ndërtimin ilegal të banesave kolektive nga Qeveria e Serbisë në lagjet veriore të Mitrovicës,
4. Shqyrtimi i kërkesës së Kryesisë së Partisë Demokratike të Ashkalive të Kosovës për zëvendësimin e deputetit Sabit Rrahmani me Gëzim Gashin.

III. Të ndryshme: