Takimet e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë me shefat e GP




, 10.03.2008 12:00




RENDI I DITËS

1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Kryesisë më 13, 17, 18 dhe 21 shkurt 2008;
2. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për organizimin dhe funksionimin e Kryesisë së Kuvendit;
3. Shqyrtimi i Rregullave për stafin politik të Kuvendit;
4. Shqyrtimi i Raportit për shpenzimet e buxhetit të Kuvendit për vitin 2007;
5. Shqyrtimi i Propozimit të Qeverisë për zgjedhjen e drejtorit të Autoritetit Qendror Bankar të Republikës së Kosovës;
6. Shqyrtimi i Propozimit të Qeverisë për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit qendror për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave;
7. Shqyrtimi i Rekomandimi të Komisionit për Buxhet dhe Financa, lidhur me ndarjen e mjeteve për financimin e partive politike të përfaqësuara në Kuvend dhe të grupeve parlamentare për vitin 2008;
8. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media për shqyrtimin e Rekomandimit për emërimin e dy anëtarëve të Këshillit në Komisionin e Pavarur të Mediave. 

II. Të ndryshme:

1. Njoftimi me raportin përfundimtar të Kuvendit të Kosovës gjatë Legjislaturës së dytë;
2. Njoftimi i deputetit serb të Lidhjes së Socialdemokratëve të Pavarur të Kosovës për dalje nga Grupi Parlamentar i SLS-së; 
3. Njoftimi i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës lidhur me çështjen e pensionistëve.