Takimet e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhje e rregullt




, 12.01.2006 10:00




RENDI I DITËS

1. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar

2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare me ___ janar 2006:
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligji për inspektoratin shëndetësor,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për edukimin parashkollor,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Minierat dhe mineralet,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për metrologjinë,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Radio Televizionin e Kosovës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,
7. Raporti i Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese lidhur me vërejtjet e UNMIK-ut në Ligjin për familjen,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndërmjetësim,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për konfliktet administrative,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit kundër shpifjes dhe fyerjes.
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ditën e Dëshmorit,

3. Propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës më ___ janar 2006:
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligji për arsimin dhe aftësimin profesional,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për trashëgiminë kulturore
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për themelimin e Institutit gjyqësor të Kosovës,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kujdesin shëndetësor emergjent,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për markat tregtare,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për gjuhët,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ushqimin,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për të drejtat e pjesëtarëve të luftës së UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe viktimave civile të lutës,
9. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për bujqësi, mjedis dhe planifikim hapësinor lidhur me Projektligjin për banim,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore dhe dokumenteve pedagogjike
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, 12. Njoftimi me mos përgjigjet në pyetjet e parashtruara të deputetëve

4. Të ndryshme:
1. Shqyrtimi i kërkesës së Grupi parlamentar të Partisë reformiste “Ora” për seancë të veçantë,
2. Përgjigja e ministres Melihate Tërmkolli, lidhur me interpelancën e Grupit parlamentar të PDK-së / për seancë plenare/,
3. Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve ne Bordin e pavarur të ankesave /për seancë plenare/,
4. Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve ne Bordin e Agjencisë të prokurimit publik /për seancë plenare/,
5. Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve ne Bordin e Rregullatorit të energjisë /për seancë plenare/,
6. Shqyrtimi i propozimit për emërimin e anëtarëve në Këshillin e Agjencisë kundër korrupsion,
7. Shqyrtimi i Rekomandimit të komisionit për buxhet dhe financa lidhur me Buxhetin e ART –së për vitin 2006,
8. Shqyrtimi i propozim vendimit të Komisionit për buxhet dhe financa për caktimin e pagave mujore të anëtarëve të Bordit të Agjencisë për telekomunikacion dhe anëtarëve të Komisionit Rregullativ të prokurimit publik,
9. Shqyrtimi i kërkesës së G/P të PDK-së për seanca më të shpeshta të Kuvendit,
10. Shqyrtimi i propozimit të G/P të PDK-së për çështjet që duhet të trajtohen në tre muajt e parë të vitit 2006,
11. Shqyrtimi i kërkesës së G/P “Për integrim” për mënyrën dhe kriteret për ndarjen e mjeteve për financimin e partive politike për vitin 2006
12. Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Zef Morina për ndarjen në dy pjesë të mjeteve që i takojnë PSHDK-së,
13. Shqyrtimi i kërkesës së G/P “Për integrim” për emërimin e anëtarëve në Komisionet parlamentare,
14. Shqyrtimi i kërkesës së G/P “Për integrim” për emërimin e deputetit Sabit Rrahmani, për anëtar të Kryesisë,
15. Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Nait Hasani për ngarkimin e një Komisioni të Kuvendit për vizitë të burgosurve ne Dubravë
16. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media lidhur me një takim të përbashkët me Kryesinë e Kuvendit