Takimet e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhje e rregullt
, 07.02.2006 12:00
RENDI I DITËS
1. Vazhdimi i punimeve të Seancës plenare të 19 janarit 2006 propozimi për 9 shkurt 2006
1. Debat sipas kërkesës së Grupit parlamentar të Partisë reformiste ORA,
2. Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve në Bordin e pavarur për ankesa,
3. Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve në Bordin e Agjencisë për prokurim publik,
4. Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve në Bordin e Rregullatorit të energjisë,
5. Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve në Këshillin e Agjencisë kundër korrupsionit,
6. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për buxhet dhe financa lidhur me buxhetin e ART-së për vitin 2006,
7. Përgjigjja e ministres, Melihate Tërmkolli, në kërkesën për interpelancë të Grupit Parlamentar të PDK-së,
8. Propozimi i Rendit të ditës për seancën plenare me 9 shkurt 2006 / i propozuar dhe i miratuar
8.1. Shqyrtimi i dytë i Projektligji për arsimin dhe aftësimin profesional,
8.2 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për trashëgiminë kulturore,
8.3 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për themelimin e Institutit gjyqësor të Kosovës,
8.4 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kujdesin shëndetësor emergjent,
8.5 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për markat tregtare,
8.6 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për përdorimin e gjuhëve në Kosovë,
8.7 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ushqimin, 8.8 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për të drejtat e pjesëtarëve të luftës së UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe viktimave civile të lutës,
8.9 Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për bujqësi, mjedis dhe planifikim hapësinor lidhur me Projektligjin për banim,
8.10 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore dhe dokumenteve pedagogjike,
8.11 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera,
8.12 Njoftimi me mos përgjigjet në pyetjet e parashtruara të deputetëve.
2. Shpallja e konkursit për Sekretar të Kuvendit të Kosovës.
3. Propozim Vendimi për ndarjen e mjeteve për financimin e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për vitin 2006.