Takimet e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhje e rregullt
, 20.02.2006 10:00
RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me 12 janar, 7 dhe 9 shkurt 2006
2. Rendi i ditës për Seancën plenare me 23 shkurt 2006:
2.1. Shqyrtimi i dytë i Projektligji për arsimin dhe aftësimin profesional,
2.2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për trashëgiminë kulturore,
2.3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për themelimin e Institutit gjyqësor të Kosovës,
2.4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kujdesin shëndetësor emergjent,
2.5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për markat tregtare,
2.6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ushqimin ???
2.7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për të drejtat e pjesëtarëve të luftës së UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe viktimave civile të luftës,
2.8. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për bujqësi, mjedis dhe planifikim hapësinor lidhur me Projektligjin për banim,
2.9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore dhe dokumenteve pedagogjike,
2.10 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera,
2.11 Shqyrtimi i propozimit për emërimin e anëtarëve në Këshillin e Agjencisë kundër Korrupsionit,
2.12 Njoftimi me mos përgjigjet në pyetjet e parashtruara të deputetëve.
3. Projekt Propozimi i rendit të ditës për Seancën e radhës:
3.1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për përdorimin e gjuhëve në Kosovë,
3.2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për veprimtarinë botuese dhe librin,
3.3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për konfliktet administrative,
3.4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për efiçencën e energjisë,
3.5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor,
3.6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave,
3.7. Shqyrtimi i Informatës së delegacionit të Kosovës lidhur me bisedimet e Vjenës / në kërkesë të deputetit Emrush Xhemajli dhe miratim parimor të seancës plenare me 15 shkurt 2006/.
4. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave:
4.1 Shqyrtimi i kërkesës së GP Ora për zëvendësimin e anëtarëve te komisionit /për seancën e radhës/,
4.2 Shqyrtimi i propozimit të Partisë Demokratike Serbe për emërimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit,
4.3 Shqyrtimi i kërkesës së komisionit për arsim shkencë dhe kulturë rini e sporte për lejimin e nismës për hartimin e PL për ndryshimin e Ligjit për lëndën arkivore dhe arkivat të Kosovës, 2003/7,
4.4 Shqyrtimi i kërkesës të PSHDK-Zef Morina për pagesen e kistit të mjeteve,
4.5 Shqyrtimi i ankesës të PSHDK- Tadej Rodiqi,
4.6 Shqyrtimi i rekomandimit të komisionit për shëndetësi punë dhe mirëqenie sociale për procedimin e PL për shëndetësi publike,
4.7 Shqyrtimi i kërkesës së zyrtarit të lartë ligjor Ibush Muja për kompensimin e shpenzimeve për protezën ortopedike të këmbës,
4.8 Shqyrtimi i kërkesës së Enver Hoxhajt dhe Hashim Thaqit për kompensim të shpenzimeve për udhëtim zyrtar Gjermani,
4.9 Shqyrtimi i kërkesës së Enver Hoxhajt për kompensim të shpenzimeve për udhëtim zyrtar ne Vjenë,
4.10 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit të grave parlamentare për zyre dhe asistencë,
4.11 Shqyrtimi i kërkesës së kryetares së komisionit për punë dhe mirëqenia sociale, Fatmire Kollçaku, për sigurimin e zyrës,
4.12 Shqyrtimi i kërkesës së GP për integrim për zyre dhe staf administrativ,
4.13 Shqyrtimi i kërkesës së GP për integrim për shpërndarjen e mjeteve buxhetore,
4.14 Shqyrtimi i kërkesës së GP për integrim për emërimin e anëtarëve të komisioneve parlamentare,
4.15 Shqyrtimi i kërkesës së GP për integrim për pjesëmarrjen e rregullt të kryetarit të në mbledhjen e kryesisë,
4.16 Shqyrtimi i kërkesës së Nimon Alimusajt,për kompensim për udhëtim zyrtar në Ohër,
4.17 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Për arsim për kompensim të anëtarëve të komisionit për udhëtim zyrtar në Gjermani,
4.18 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Lulzim Zeneli për kompensim të shpenzimeve për udhëtim zyrtar në Brazil.