Takimet e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhje e rregullt
, 07.03.2006 10:00
RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar,
2. Kërkesa e Grupit parlamentar të AAK-së për seancë të veçantë lidhur me Raportimin e delegacionit të Kosovës në bisedimet e Vjenës,
3. Kërkesa e Grupit parlamentar “Për integrim”për emërimin e anëtarëve në komisione parlamentare,
4. Kërkesa e Grupit parlamentar të PDK-së për shqyrtim të veçantë në seancë plenare a) Çështja e implementimit të standardeve, b) Çështja e procesit të privatizimit.
5. Propozimi i Grupit parlamentar të LDK-së për zgjedhjen e deputetit Sabri Hamiti për anëtar të Kryesisë në vend të z. Fatmir Sejdiu, kryetar i Kosovës,
6. Propozimi i Grupit parlamentar të LDK-së për zëvendësim të anëtarit të Kryesisë dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës z. Nexhat Daci me z. Kolë Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës,
7. Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të AAK-së për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit,
8. Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar “Për Integrim” për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.