Takimet e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhje e Kryesisë
, 14.03.2006 10:00
RENDI I DITËS
1. Miratimi i rendit të ditës,
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3. Konfirmimi i rendit të ditës për seancën plenare me 16 mars 2006:
3.1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për përdorimin e gjuhëve në Kosovë, /mungon Raporti i Komisionit për komunitete dhe Komisionit për bugjet /,
3.2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për veprimtarinë botuese dhe librin,
3.3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për konfliktet administrative,
3.4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit kundër zjarrit / Raporti nuk është i gatshëm/,
3.5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për efiçencën e energjisë,
3.6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor,
3.7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave,
3.8. Shqyrtimi i kërkesës së grupit parlamentar të Partisë reformiste ORA, për zëvendësimin e anëtarëve të komisionit.
4. Përgatitjet - Propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës:
4.1 Shqyrtimi i Informatës së delegacionit të Kosovës lidhur me bisedimet e Vjenës / kërkesa e GP të AAK-së për seancë të veçantë dhe parimisht i miratuar në Kryesi /,
4.2 Shqyrtimi i çështjes së implementimit të standardeve për Kosovën /në kërkesë të GP të PDK-së dhe parimisht e miratuar ne mbledhjen e Kryesisë me 7 mars 2006/,
4.3 Shqyrtimi i çështjes së procesit të privatizimit në Kosovë /në kërkesë të GP të PDK-së dhe parimisht e miratuar ne mbledhjen e Kryesisë me 7 mars 2006/,
4.4 Kërkesa e Grupit parlamentar “Për integrim”për emërimin anëtarëve në komisione parlamentare, / parimisht e miratuar ne mbledhjen e Kryesisë me 7 mars 2006/.
5. Të ndyshme:
5.1 Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për buxhet dhe financa për nivelin e pagave të anëtarëve të Bordit të ART-së, Bordeve tjera si dhe Komisionit rregullativ për Prokurim Publik,
5.2 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, për raportim në seancë plenare të Grupit Negociator të Kosovës,
5.3 Shqyrtimi i kërkesave për lejim dhe kompensim të mëditjeve për udhëtime zyrtare: • Grupi joformal i grave parlamentare,
• Teuta Sahatqija, kryetare e GP ORA,
• Mahir Yagcilar, KTDP,
• Behxhet Brajshori, deputet,
• Alush Gashi , Kryetar i GP LDK.