Takimet e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhje e Kryesisë
, 04.05.2006 10:00
RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë të 19 prillit 2006;
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:
2.1 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tokën ndërtimore dhe dhënien me qira;
2.2 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shëndetësinë publike;
2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për veprimtarinë hidrometeorologjike;
2.4 Interpelanca e ministrit, Qemajl Ahmeti, me kërkesë të GP të PDK-së për gjendjen e rrugëve në Kosovë.
3. Shqyrtimi i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e hapësirave në ndërtesën e Kuvendit;
3.2 Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e shumës të shpenzimeve për telefon dhe shërbime të bifesë;
3.3 Shqyrtimi i propozimit të deputetit Kamber Kamberi që data 27 Prill të shpallet Dita e të zhdukurve në Kosovë;
3.4 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Buxet dhe Financa lidhur me Raportin e pasqyrave financiare për vitin 2005;
3.5 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për kompensimin e të ardhurave për një vit, për ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj;
3.6 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit, Nimon Alimusaj, për kompensimin e punës së zëvendës kryetarëve të komisioneve parlamentare;
3.7 Shqyrtimi i kërkesës së kryetarit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, Randel Nojkiq;
3.8 Shqyrtimi i kërkesës së anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport për lejimin e vizitës studimore në Strasburg;
3.9 Shqyrtimi i kërkesës së deputetes Nekibe Kelmendi për lejimin e udhëtimit zyrtar dhe kompensimin e shpenzimeve;
3.10 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit jo formal të grave për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit zyrtar në Zvicër;
3.11 Shqyrtimi i kërkesës së kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, për lejimin e pjesëmarrjes në Projektin: “Etika dhe përgjegjësia në qeverisje dhe në biznes”, në SHBA;
3.12 Shqyrtimi i kërkesave të deputeteve, Zylfije Hundozi dhe Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, për lejimin e pjesëmarrjes në Konferencën rajonale të parlamentarëve të Evropës Juglindore, në Sarajevë;
3.13 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit, Mahir Yagcilar, për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit zyrtar;
3.14 Shqyrtimi i kërkesës së deputetes, Rudina Bukoshi, për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit zyrtar.