Kontrolli parlamentar
Mbledhja e Kryesisë
, 25.05.2006 11:00
RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës
2.1 Shqyrtimi i dytë i projektligjit për Operën, Baletin dhe Filarmoninë e Kosovës,
2.2 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera,
2.3 Shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit, lëndën arkivore dhe arkivat,
2.4 Shqyrtimi i parë i projektligjit për nxitjen, mbrojtjen dhe promovimin e të ushqyerit me qumësht të gjirit të nënës,
2.5 Shqyrtimi i parë i projektligjit për hulumtimet gjeologjike
2.6 Shqyrtimi i raportit përfundimtar për buxhetin e vitit 2005
2.7 Shqyrtimi i propozimit për emërimi e z. Altay Suroy, zëvendësministër të Drejtësisë,
3. Shqyrtimi i kërkesave
3.1 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për të ftuar në interpelancë Kryeministrin e Kosovës
3.2 Shqyrtimi i informatës së Kryeministrit të Kosovës lidhur me shpalljen e Ligjit për te drejtat e pjesëtarëve tё luftës sё UÇK-sё, familjeve tё dëshmorëve dhe viktimave civile tё luftës,
3.3 Shqyrtimi i raportit të shpenzimeve buxhetore të Kuvendit të Kosovës për periudhën tremujore (janar-mars 2006),
3.4 Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për çështje gjyqësore, legjislacion dhe Kornizë kushtetuese për inicimin e procedurës për zgjedhjen e avokatit të popullit,
3.5 Shqyrtimi i kërkesës së nënkomisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, peticione dhe ankesa publike për zbatimin e rekomandimit të Kuvendit për pensionistët dhe invalidët e punës,
3.6 Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për çështje gjyqësore, legjislacion dhe Kornizë kushtetuese që të ftohet Kryeministri i Kosovës të diskutoj lidhur me qasjen ndaj Projektligjit për lirinë fetare dhe pozitën fetare,
3.7 Shqyrtimi i përfundimit të Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim për shtyrjen e shqyrtimit të dytë të Projektligjit mbi përdorimin e gjuhëve,
3.8 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për çështje gjyqësore, legjislacion dhe Kornizë kushtetuese për miratimin e kohëzgjatjes shtesë të Projektligjit për ditën e dëshmorëve,
3.9 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për çështje gjyqësore, legjislacion dhe Kornizë kushtetuese për miratimin e kohëzgjatjes shtesë të Projektligjit për ndërmjetësim,
3.10 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për çështje gjyqësore, legjislacion dhe Kornizë kushtetuese, për miratimin e iniciativës së Komisionit për hartimin e Projektligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit,
3.11 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për çështje gjyqësore, legjislacion dhe Kornizë kushtetuese për pajisjen e deputetëve me kartela të veçanta,
3.12 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale për miratimin e kohëzgjatjes shtesë të Projektligjit për grevat dhe të Projektligjit për organizimin sindikal,
3.13 Informatë me rekomandimet e Komisionit për çështje gjyqësore, legjislacion dhe Kornizë kushtetuese nga vizita në Burgun e Dubravës
3.14 Informata e Qeverisë lidhur me pagat e anëtarëve të Agjencioneve dhe Komisionit Rregullativ,
3.15 Shqyrtimi i kërkesës së Këshillit të Agjencionit Kosovar kundër korrupsionit për mbështetje financiare për shpalljen e konkursit për drejtor të këtij agjencioni,
3.16 Shqyrtimi i kërkesës Grupit parlamentar ‘Për integrim” për emërimin e anëtarëve të këtij grupi në komisionet e Kuvendit,
3.17 Shqyrtimi i kërkesës së LIR-Lëvizja intelektuale për referendum për inicimin e procedurës për Referendumin statusor,
3.18 Pyetja paralamenatre e deputetit Xhevat Bislimi për ministrin e mjedisit dhe planifikimit Hapësinor,
3.19 Shqyrtimi i kërkesës së anëtarit të Kryesisë Xhavit Haliti për kompensim për pjesëmarrje në Konferencën Praktikat parlamentare në Shkup,
3.20 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Gjergj Dedaj për kompensim të shtesës për seanca plenare dhe mundësisht kompensim të mëditjeve,
3.21 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Naim Jerliu për kompensimin shtesë të mëditjes për udhëtim zyrtar ne Portorozh,
3.22 Shqyrtimi i kërkesës së prof dr. Alush Gashi, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së , për kompensimin shtesë të mëditjeve dhe shpenzimet e udhëtimit zyrtar në Paris.