Kontrolli parlamentar
Procesverbali i seancës
, 22.02.2007 12:11
Seanca plenare Nr. 02-40/01-07 Prishtinë, më 11 janar 2007, në orën 10:00 Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare.
P R O C E S V E R B A L
Seancën e kryesoi Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, kurse i ndihmoi Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë.
Kryetari konstatoi se në seancë ishin të pranishëm 84 deputetë dhe e deklaroi të hapur punën e saj.
Kuvendi i zhvilloi punimet me këtë
R E N D D I T E
1. Konfirmimi i rendit të ditës, 2. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të mbajtur më 14,20 dhe 21 dhjetor 2006, 3. Koha për pyetjet e deputetëve, 4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kimikatet, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për numrin personal, 6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për emrin personal, 7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shëndërrimin e poseduesve të paluajtshmërive private në pronarë, 8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor (pikë e shtyrë nga seanca e 14 dhjetorit 2006), 9. Shqyrtimi i Projektplanit hapësinor të Kosovës 2005-2015 (pikë e shtyrë nga seanca e 14 dhjetorit 2006), UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d’Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo 2 10. Shqyrtimi i rekomandimit për emërimin e dy kandidatëve në Bordin e Ankesave për Media, të propozuar nga Gjykata Supreme e Kosovës, 11. Debat sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për Raportin e Komisionit evropian për progresin në Kosovë ( pikë e shtyrë nga seanca e 14 dhjetorit 2006), 12. Njoftimi për interpretimin e dispozitës për emërimin e Avokatit të Popullit dhe të zëvendësit kryesor, 13. Kërkesa për emërimin e anëtarit të Kryesisë nga radha e komuniteteve joshqiptare dhe joserbe dhe 14. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për aprovimin e transferit të mjeteve të Ministrisë së Bujqësisë, të Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural. Kryetari i njoftoi deputetët e pranishëm për rendin e ditës dhe për materialet e shpërndara për këtë seancë. Kuvendi, me propozim të kryetarit, në fillim të seancë mbajti një minutë heshtje, në shenjë nderimi për ish- deputetin Rrustem Ibishi, që kishte vdekur më 3 janar 2007. Kryetari, para se të procedohej rendi i ditës, mbajti një fjalim rasti, ku i falënderoi deputetët dhe kabinetin qeveritar për kontributin e dhënë gjatë vitit që shkoi. Ai kërkoi nga të pranishmit një angazhim edhe më të madh për këtë vit, të cilin e vlerësoi si vit historik për Kuvendin dhe popullin e Kosovës. Gjatë muajve në vijim Kuvendi do të përballet me sfida ndër më të ndryshmet dhe ndër më të rëndat. Ky kuvend do të marrë vendime që do ta përcaktojë qartë fatin e Kosovës dhe fatin e fëmijëve tanë. Kuvendi, pas konsultimeve dhe harmonizimit të qëndrimeve ndërmjet subjekteve politike, do t’i përcaktojë kriteret dhe do të marrë vendim për miratimin e Këshillit Kushtetues, që do ta hartojë Kushtetutën e re. Kuvendi do të përballet me çështjen e simboleve, siç janë: flamuri, himni dhe simbole të tjera të shtetit të ardhshëm të Kosovës. Shumë shpejt do ta kemi para vetes për shqyrtim të ashtuquajturën paketë e Ahtisarit. Kuvendi do t’i ketë para vetes për shqyrtim dhe miratim një numër të madh projektligjesh, me të cilat do të rregullohen fusha të ndryshme të jetës, në rrethana të reja në një Kosovë të pavarur dhe sovrane. Andaj, ju lus dhe ju thërras që derisa të përfundojë procesi i definimit të statusit të Kosovës, ta bëjmë Kushtetutën e re, t’i mbajmë zgjedhjet lokale dhe nacionale dhe ta formojmë Qeverinë e parë të Kosovës së pavarur, t’i lëmë me një anë kundërthëniet e çastit, t’i lëmë me një anë interesat e ngushta partiake dhe ideologjike.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Jaku Krasniqi, kërkoi të hiqet pika e 11- të nga rendi i ditës, me arsyetim se tani kjo temë nuk është aktuale.
Kryetari i ë Grupit Parlamentar të LDK-së, Alush Gshi, kërkoi të hiqet pika e shtatë nga rendi i ditës, si dhe kërkoi sqarime për pikën e 14-të. Kuvendi i miratoi kërkesat e kryetarëve të grupeve parlamentare të LDK-së dhe të PDK-së. 3 1. Konfirmimi i rendit të ditës Kuvendi, me heqjen e pikave 7 dhe 14 miratoi rendin e ditës, të propozuar nga Kryesia.
2. Miratimi i procesverbaleve te seancave plenare mbajtur me 14,20 dhe 21 dhjetor 2006
Kuvendi i miratoi procesverbalet e seancave plenare të 14, 20 dhe 21 dhjetorit 2006 pa vërejtje.
3. Koha për pyetjet e deputetëve
Deupteti Xhevat Bislimi ia kishte parashtruar dy pyetje kryeministrit të Kosovës, z. Agim Çeku, por ai nuk ishte i pranishëm. Pprgjigjja mbetet për seancën e radhës.
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kimikatet
Kryetari e ftoi sponsorin ta arsyetonte këtë projektligj para deputetëve të Kuvendit. Ministri Ardian Gjini, në emër të Qeverisë së Kosovës, arsyetoi nevojën e normimit të kësaj fushe me ligj të ri Në vazhdim ministri Gjini shpjegoi materien, objektivat, strukturën e projektligjit të radhitur në tetë kapituj, si dhe mënyrën e zbatimit të tij. Pas arsyetimit të këtij projektligji nga ministri Gjini, kryetari e hapi diskutimin për shqyrtimin e tij në parim. Opinione, vërejtje dhe sugjerime lidhur me këtë projektligj dhanë këta deputetë: Lulzim Zeneli, Berat Luzha, Mazllom Kumnova, Gazmend Muhaxheri, Rifat Krasniq dhe Nekibe Kelmendi, që i janë bashkangjitur trasnkriptitit. Në fund të debatit, ministri Gjini iu përgjigj vërejtjeve dhe sugjerimeve të deputetëve.
Pas këtyre diskutimeve, kryetari e hodhi në votim miratimin e këtij projektligji. Rezultati ishte si vijon: Për---------------- 60; Kundër------------ 17.
Kryetari konstatoi: Kuvendi i Kosovës me shumicë votash e miratoi në parim Projektligjin për kimikatet. Kuvendi i ngarkoi komisionet kryesore dhe Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor - Komision Raportues - për ta shqyrtuar këtë projektligj brenda dy muajve dhe për t’ia paraqitur Kuvendit raportin me rekomandime.
4 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për numrin personal
Kryetari e ftoi sponsorin ta arsyetonte këtë projektligj para deputetëve të Kuvendit. Ministri Fatmir Rexhepi, në emër të Qeverisë së Kosovës, arsyetoi nevojën e normimit të kësaj fushe me ligj të ri Në vazhdim ministri Rexhepi shpjegoi materien, objektivat, strukturën e Projektligjit të radhitur në nëntë kapituj, si dhe mënyrën e zbatimit të tij. Pas arsyetimit të këtij projektligji nga ministri Rexhepi, kryetari e hapi diskutimin për shqyrtimin e tij në parim. Opinione, vërejtje dhe sugjerime lidhur me këtë projektligj dhanë këta deputetë: Nekibe Kelmendi, Gani Koci, Naim Maloku, Gazmend Muhaxheri, Husnija Beshkoviq dhe Ramadan Kelmendi, që i janë bashkangjitur trasnkriptitit. Pas këtyre diskutimeve, kryetari e hodhi në votim miratimin e këtij projektligji.
Rezultati ishte si vijon: Për---------------- 66; Kundër------------ 8.
Kryetari konstatoi: Kuvendi i Kosovës me shumicë votash e miratoi në parim Projektligjin për numrin personal. Kuvendi i ngarkoi komisionet kryesore dhe Komisionin për Siguri - Komision Raportues - për ta shqyrtuar këtë projektligj brenda dy muajve dhe për t’ia paraqitur Kuvendit raportin me rekomandime.
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për emrin personal Kryetari e ftoi sponsorin ta arsyetonte këtë projektligj para deputetëve të Kuvendit. Ministri Fatmir Rexhepi, në emër të Qeverisë së Kosovës, arsyetoi nevojën e normimit të kësaj fushe me ligj të ri Në vazhdim ministri Rexhepi shpjegoi materien, objektivat, strukturën e Projektligjit të radhitur në pesë kapituj, 27 nene, si dhe mënyrën e zbatimit të tij. Pas arsyetimit të këtij projektligji nga ministri Rexhepi, kryetari e hapi diskutimin për shqyrtimin e tij në parim. Opinione, vërejtje dhe sugjerime lidhur me këtë projektligj dhanë këta deputetë: Nekibe Kelmendi, Gani Koci, Naim Maloku, Gazmend Muhaxheri, Mahir Yagcilar, Naxhije Doçi dhe Fetah Berisha, që i janë bashkangjitur trasnkriptitit. Pas këtyre diskutimeve, kryetari e hodhi në votim miratimin e këtij projektligji. Rezultati ishte si vijon: Për---------------- 68; Kundër------------
3. 5 Kryetari konstatoi: Kuvendi i Kosovës me shumicë votash e miratoi në parim Projektligjin për emrin personal. Kuvendi i ngarkoi komisionet kryesore dhe Komisionin për Siguri - Komision Raportues - për ta shqyrtuar këtë projektligj brenda dy muajve dhe për t’ia paraqitur Kuvendit raportin me rekomandime. Pas kësaj kohe seancën e kryesoi Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit.
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shndërrimin e poseduesve të paluajtshmërive private në pronarë Kuvendi, me propozim të kryetares së Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, znj. Nekibe Kelmendi, mori këtë V E N D I M
1. Projektligji për shndërrimin e poseduesve të paluajtshmërive private në pronarë i kthehet propozuesit - Qeverisë së Kosovës. A r s y e t i m Projektligji për shndërrimin e poseduesve të paluajtshmërive private në pronarë ka lëshime të mëdha të natyrës formale juridike dhe materiale. Materia që parashihet të rregullohet me këtë projektligj është e rregulluar me ligje të tjera, që i ka miratuar Kuvendi i Kosovës.
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor
Kryesuesi i informoi deputetët e Kuvendit për raportet dhe rekomandimet e komisioneve kryesore dhe të Komisionit Funksional – Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion. Komisioni Funksional kishte rekomanduar që amendamentet e propozuara për këtë projektligj të votohen në pako, katër grupe. Kryesuesi kërkoi nga kryetarët e grupeve parlamentare që të deklarohen për rekomandimin e Komisionit Funksional për mënyrën e votimit të këtij projektligji. Kryetarët e grupeve parlamentare mbështetën propozimin e Komisionit Funksional për t’i votuar amendamentet për këtë projektligj në pako, në katër grupe. Kuvendi, me shumicë votash miratoi këto grupe të amendamenteve: Në grupin e parë të amendamenteve të Komisionit Funksional,182 amendamente; në grupin e dytë të 6 Komisionit Funksional dhe të Komisionit për Buxhet dhe Financa , 49 amendamente dhe në grupin e katërt të Komisionit Funksional, amendamenti 242 me 116 nënamendamente. Kuvendi nuk e miratoi grupin e tretë të amendamenteve të propozuara nga deputeti Ramadan Kelmendi. Pas miratimit të amendamenteve, Kuvendi e ngarkoi Komisioni Funksional dhe administratën e Kuvendit që t’i inkorporojnë amendamentet e miratuara në tekstin e Projektligjit për sigurinë në komunikacion rrugor dhe t’ia paraqesin Kuvendit për miratim tekstin përfundimtar.. 9. Shqyrtimi i Projektplanit hapësinor të Kosovës 2005-2015 Kryesuesi e ftoi sponsorin ta arsyetojë para deputetëve të Kuvendit Projektplanin hapësinor të Kosovës 2005-2015 Ministri Ardian Gjini, në emër të Qeverisë së Kosovës e arsyetoi Planin hapësinor të Kosovës 2005 -2015, të përgatitur nga Instituti për Planifikim Hapësinor, që është mbështetur nga Instituti për Studime të Zhvillimit Urban dhe Banim nga Roterdami dhe nga UNHabitati. Në vazhdim ministri Gjini shpjegoi në hollësi të gjitha detajet e Planit Hapësinor të Kosovës për periudhën 2005 – 2015, që i janë bashkangjitur transkriptit. Pas arsyetimit të Planit hapësinor nga ministri Ardian Gjini kryesuesi e hapi diskutimin për shqyrtimin e tij në parim. Opinione, vërejtje dhe sugjerime dhanë këta deputetë: Alush Gashi, Selvije Halimi, Mazllom Kumnova, Gazmend Muhaxheri, Rifat Krasniq, LulzimZeneli, Xhevat Bislimi, Behxhet Brajshori, Xhezair Murati, Fetah Berisha dhe Gjylnaze Syla, që i janë bashkangjitur transkriptit. Kryesuesi e hodhi në votim Planin Hapësinor të Kosovës. Rezultati i votimit ishte si vijon: Për--------------64; Kundër--------- 4; Abstenime----
7. Kryesuesi konstatoi: Kuvendi i Kosovës me shumicë votash miratoi në parim Planin Hapësinor të Kosovës për periudhën 2005 – 2015. Kuvendi i ngarkoi komisionit kryesore dhe Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor – Komision Raportues - për ta shqyrtuar Planin Hapësinor brenda dy muajve dhe për t’ia paraqitur Kuvendit raportin me rekomandime.
7 10. Shqyrtimi i rekomandimit për emërimin e dy kandidatëve në Bordin e Ankesave për Media, të propozuar nga Gjykata Supreme e Kosovës Kuvendi, me propozim të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, mori këtë
V E N D I M PËR EMËRIMIN E DY (2) ANËTARËVE NË KËSHILLIN E ANKESAVE PËR MEDIA
1. Anëtarë të Këshillit të Ankesave për Media emërohen: 1. Anton Nokaj, kryetar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe 2. Avdi Dinaj, gjykatës në Gjykatën Supreme të Kosovës. 2. Mandati i anëtareve të Këshillit, sipas nenin 22.10 të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Transmetimit, zgjatë tre (3) vjet.
11. Debat sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për Raportin e Komisionit Evropian për Progresin në Kosovë
Pa objekt. Me propozim të kryetarit të Grupit Parlamentar të PDK-së, z. Jakup Krasniqi, kjo pike u hoq nga rendi i ditës, me arsyetim se tema nuk është aktuale.
12. Njoftimi me interpretimin e dispozitës për emërimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësit kryesor Kryesuesi i informoi deputetët e Kuvendit për shkresat e PSSP-së lidhur me interpretimin e dispozitës për emërimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësit kryesor. Kuvendi, me propozim të kryesuesit, këtë pikë e shtyu për seancën e radhës.
13. Kërkesa për emërimin e anëtarit të Kryesisë nga radha e komuniteteve joshqiptare dhe joserbe
Kuvendi, pas shqyrtimit të kësaj kërkese, mori këtë V E N D I M
Deputeti Bislim Hoti emërohet anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për periudhën njëvjeçare – janar – dhjetor 2007, në vend të anëtarit të deritanishëm Mahır Yağcılar.
8 14. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për miratimin e transferit të mjeteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Pa objekt. Me propozim të kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Financa, z. Naser Osmani, kjo pikë u hoq nga rendi i ditës, me arsyetim se është dashur të miratohet me rastin e miratimit të buxhetit për vitin 2007. Kryesuesi Xhavit Haliti seancën e deklaroi të mbyllur në orën 15:55 minuta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë BERISHA _____________ E hartoi Sektori i Çështjeve Plenare dhe Procedurale