Kontrolli parlamentar
Konferencë për shtyp
, 27.03.2007 10:00
NËNSHKRIMI I MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT NDËRMJET
KUVENDIT TË KOSOVËS,
ARKIVIT TË KOSOVËS
DHE
PROJEKTI I UE-së ”MBËSHTETJE E MËTEJME PËR KUVENDIN E KOSOVËS”
27 mars, ora 10:00, Arkivi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës, Arkivi i Kosovës dhe Projekti i UE-së “Mbështetje e Mëtejme për Kuvendin e Kosovës” do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp të martën me 27 mars 2007 në ora 10:00 për të prezantuar me këtë rast projektin e tyre të përbashkët për themelimin e një njësie moderne dhe funksionale të arkivit në Kuvendin e Kosovës.
Ky bashkëpunim, i iniciuar nga Projekti i financuar Evropian Mbështetje e Mëtejme për Kuvendin e Kosovës, do të përmbyllet me nënshkrimin e Memorandumit nga z. Kole Berisha, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, dhe Dr. Jusuf Osmani, Drejtor i Arkivit të Kosovës. Memorandumi do ti sigurojë Kuvendit trajnime konkrete dhe profesionale për njësinë e arkivit. Memorandumi do të mundësojë zbatimin e ligjit për lëndët arkivore dhe arkivat, si dhe aktet nënligjore të dala nga ky ligj dhe ato për menaxhim zyrtar dhe arkivor. Do të ndihmojë procesin e regjistrimit dhe të ruajtjes së dokumenteve në Parlamentin e Kosovës.
Ky partneritet i ri në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Arkivit të Kosovës është një shembull i mirë i dalë nga një bashkëpunim i shkëlqyer në mes të dy institucioneve të Kosovës, të cilat punojnë drejt ndërtimit të një shërbimi publik të qëndrueshëm dhe profesional.
Shërbimi i Arkivit është njësi me rëndësi në kuadër të veprimtarisë të Parlamentit: Ruajtja e procesit legjislativ është një dëshmi afatgjate dhe autentike e të kaluarës dhe e zhvillimit të Parlamentit.
Me këtë rast do të shtrohet një koktej rasti.