Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019
Mbledhja e Komisionit
, 29.08.2007 13:00
RENDI I DITËS
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dt. 23.07.2007;
3. Miratimi i raportit nga vizita në fshatin Babush i Serbëve i komunës së Ferizajt dt. 25.07.2007;
4. Përcaktimi i raportuesit për shqyrtimin e Projektligjit për vendbanimin dhe vendqëndrimin me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Siguri, me amendamente;
5. Përcaktimi i raportuesit për shqyrtimin e Projektligjit për shoqëritë tregtare, me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente;
6. Përcaktimi i raportuesit për shqyrtimin e projektligjit për statusin civil me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, me amendamente;
7. Përcaktimi i raportuesit për shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/46 për regjistrat e statusit civil me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, me amendamente;
8. Të ndryshme.