Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019
Mbledhja e Komisionit
, 31.03.2010 10:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i rendit te ditës;
2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 609 dt. 18.03.2010 dhe Përfundimit të Kryesisë nr. 03-P-204, datë 23.03.2010, për rritjen e numrit të stafit për 17 (shtatëmbëdhjetë) pozita, në Agjencinë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar apo të Konfiskuar; Të ftuar: Znj. Nekibe Kelmendi, Ministre e Drejtësisë dhe Z. Ahmet Shala, Ministër i Ekonomisë dhe Financave;
3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 610 dt. 18.03.2010 dhe Përfundimit të Kryesisë nr. 03-P-205, datë 23.03.2010, për rritjen e numrit të oficerëve korrektues për 71 (shtatëdhjetë e një) pozita në Burgun e Dubravës; Të ftuar: Znj. Nekibe Kelmendi, Ministre e Drejtësisë dhe Z. Ahmet Shala, Ministër i Ekonomisë dhe Financave;
4. Shqyrtimi i Raportit nr. 03/3327/Ra-03/1 dt. 8.03.2010 të Komisionit të Rregullativ të Prokurimit Publik për aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë për vitin 2009; I ftuar: Ilaz Duli, Kryetar i KRPP-së;
5. Shqyrtimi i Raportit nr. 03/3316/Ra-01 dt. 02.03.2010 të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2009; I ftuar: Hysni Hoxha, Kryetar i OSHP-së;
6. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.04/108, të datës 04.02.2010, dhe Përfundimit të Kryesisë nr.03-P-193, datë 19.02.2010, për emërimin e anëtarëve në Bordin e Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave;
7. Të ndryshme.